Harduer

Konfirmohet ardhja e tabletëve më të vegjël me Windows 8

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
Konfirmohet ardhja e tabletëve më të vegjël me Windows 8

Duke i parë raportet e fundit që tregojnë se tregu i tabletëve do të ketë një famë të madhe në një të ardhme jo fort të largët, ndërmarrjes Microsoft siç duket i ka pëlqyer puna e re me harduerë, prandaj edhe ka konfirmuar që një tablet më i vogël se ai i kaluari që do të përmbajë sistemin operativ Windows 8 do të vijë në treg në një të ardhme të afërt.

Me këtë tablet pritet që të mbushet një zbrazëti në ekosistemin e Windows-it dhe të rritet kërkesa për Windows 8 duke adresuar anën kyçe që i kishin tabletët e mëhershëm Surface.

Microsoft-i nuk ka dalë me shifra sa i përket numrit të shitjeve, por sipas një raporti të fundit 1.5 milionë tabletë Surface janë shitur, ku 400,000 prej tyre janë Surface Pro.

Duke e ditur që ky lloj tableti i cili u shit pothuajse i tëri në çast ka pasur jehonë, por edhe duke mos i ditur të dhënat aktuale të shitjes, është e vështirë të përcaktohet se sa mbresëlënës ka qenë apo jo ky tablet.

Nëse ndonjë gjë kyçe e ka penguar suksesin e tabletëve me Windows 8, ai pengues duhet të jetë çmimi. Ky tablet, ndonëse është mjaft i mirë softuerikisht dhe harduerkishit, ai ka të njëjtin çmim me pajisjen tepër të popullarizuar iPad, si dhe dyfishin e çmimit të Amazon Kindle Fire 8.9 HD. Duke filluar me çmimin prej 900 dollarë, Surface Pro prej 10.6 inç është vërtet çmim i lartë për një tablet.

Një tjetër pengues i suksesit është edhe madhësia e tij, ku tableti prej 7 inç duhet të jetë më i shtrenjtë se sa ai që është më i vogël, i cili mund të vijë me gjysmën e çmimit në krahasim me këtë pajisje.

Windows 8 është fajësuar për një rënie në shitjen e PC-ve. Sido që të jetë, ajo që pritet që do të shpejtojë përhapjen e këtij tableti është zvogëlimi i madhësisë dhe një çmim më i përballueshëm.

Surface Pro është vetëm pak më i vogël, më i hollë dhe më i lehtë se shumica e notebook-me Windows ose madje edhe ultrabook. Konsumatorët dhe bizneset që tashmë kanë investuar për të marrë një laptop me Windows do të marrin më tepër vlerë me blerjen e një tableti me Windows 8.

Një tablet prej 7 inç me Windows 8 me çmimin prej 200 dollarë do të mund të ndryshonte gjithçka, duke e kryer edhe akomodimin e përdoruesve me sistemin operativ Windows 8. Ai do të mbushte një hapësirë mes smartfonëve dhe laptopëve dhe do të ofronte një përvojë të vazhduar së bashku me veglat si Microsoft Office.

Është përfolur që Windows Blue automatikisht do të sinkronizojë aplikacionet dhe opsionet përgjatë desktopit ose laptopit dhe tabletit. Një majë shkruese do të hijeshonte marrëveshjen. (PCWorld Albanian)

smaller windows 8

Lajmet e fundit>