Harduer

Konfirmohet se LG do të prezantojë televizor të ri 4K në eventin e CES

Jan 3 2015
0 Shpërndarje
Konfirmohet se LG do të prezantojë televizor të ri 4K në eventin e CES

LGultraDuke i dhënë fund një periudhe të gjatë spekulimesh, kompania LG njoftoi se ajo do të sjellë një seri të re televizorësh me super rezolucion të lartë. Këto produkte të reja do të prezantohen në eventin CES që do të fillojë pas tre ditësh. Diçka që duhet të theksojmë është fakti se televizorët e rinj do të jenë komplet të sheshtë.

Televizorët ULTRA HD 4K do të kenë më shumë se sistemin operativ webOS 2.0 Smart TV. Ata gjithashtu janë më të hollë se kurrë dhe premtojnë përmirësime në balancat e ngjyrave. LG do të prezantojë 8 linja të reja: UC9, UB9800, UF9500, UF9400, UF8500, UF7700, UF6800, UF6700.

Akoma nuk janë bërë të ditura detajet rreth çmimit apo disponueshmërisë. E vetmja gjë që dihet është se 5 prej linjave të reja do të jenë të pajisur me folësit Ultra Sorround. Më shumë informacione rreth këtyre televizorëve inteligjent do të mësojmë nga Las Vegasi javën që vjen. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGTV
Lajmet e fundit>