Harduer

Konfirmohet Windows 10 Cloud dhe një konkurrent i Chromebook

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Ftesa e Microsoft në një eveniment me fokus sektorin edukativ që do të mbahet javën e ardhshme ngjalli hipoteza për një konkurrent të mundshëm të Chromebook. Konfirmohet Windows 10 Cloud dhe një konkurrent i Chromebook Photo Source: Samsung

Një dokument i Microsoft i cili konfirmon atë që po spekulohej prej javësh e muajsh tërë ka shuar kureshtjen e shumë analistëve dhe besnikëve të Microsoft. Sistemi operativ Windows 10 Cloud është i vërtetë dhe Microsoft ka rezervuar një konkurrent të denjë për Chromebook më 2 Maj.

Sipas Windows Central, Microsoft i referohet produktit të ri si “Edu Cloud Device:” jetëgjatësi të lartë bateri, ndezje e shpejtë dhe të paktën një procesor katër bërthamësh janë kërkesat minimale të harduerit për sistemin operativ.

Ftesa e Microsoft në një eveniment me fokus sektorin edukativ që do të mbahet javën e ardhshme ngjalli hipoteza për një konkurrent të mundshëm të Chromebook.

Prej vitesh Google dhe partnerët e saj kanë reklamuar Chromebook si një alternativë e lirë, e thjeshtë e rezistent për studentët. Windows 10 Cloud mund të jetë një alternativë e dytë dhe një përpjekje e Microsoft për tju rikthyer shkollës.

Raportohet se Windows 10 Cloud do të jetë i limituar vetëm me aplikacionet universale të shkarkueshme përmes Windows Store. Objektivi i Microsoft është një sistem operativ që garanton pajisjeve 10 orë jetëgjatësi baterie dhe 20 sekonda ndezje. Por kush do ti ndërtojë këto pajisje? Ky është një mister që do të zgjidhet me 2 Maj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>