Biznes

Konglomerati Kinez LeEco siguron një investim prej 2.18 miliard dollarësh

Jan 15 2017
0 Shpërndarje
Konglomerati Kinez i teknologjisë LeEco siguroi një rand investiimes prej 2.2 miliard dollarësh nga Sunac China Holdings raportoi agjensia e lajmeve Reuters. Konglomerati Kinez LeEco siguron një investim prej 2.18 miliard dollarësh Photo Source: Reuters

Vitin e kaluar themeluesi dhe ekzekutivi i LeEco, Jia Yueting, tha se kompania e tij po përballej me pengesa financiare si rezultat i rritjes së shpejti të disa prej sektorëve të saj.

Megjithatë kompania ja arriti të siguronte edhe 600 milion dollar në mbështetje të biznesit të automobilave dhe produkteve teknologjike.

Sunac tha se me këtë investim, kompania zotëron 8.61% të aksioneve të LeEco. Vitet e fundit kompania ka qenë në gjueti të mundësive të arta të investimit.

Bashkëpunimi më i fundit me LeEco do të fokusojë aktivitetin e dy kompanive kryesisht në zhvillimin e harduerëve inteligjentë, shtëpive inteligjente dhe në sektorin e pasurive të patundshme.

Për LeEco ky investim do të ndihmojë zgjidhjen e disa hendeqeve financiare ndërsa kompania po përpiqet të ngjitet në skenën e telefonëve inteligjentë, filmave, sporteve dhe makinave elektrike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>