Lajmet

Kongresi amerikan hap konkurs për aplikacione

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Kongresi amerikan hap konkurs për aplikacione

Është thënë më parë që shekulli 21 është shekulli kur programimi ose kodimi është “poezi”.

Duke e ditur rëndësinë e kësaj lloj “poezie”, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka në plan që të sfidojë studentët e këtij kombi pikërisht në programim. Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve autorizuan krijimin e “Sfidës së Kongresit për Aplikacione”, me idenë që studentët e shkollave të mesme dhe ata të universiteteve të kodojnë aplikacione për platformat mobile dhe desktop.

Një panel i ekspertëve do të vëzhgojë kodet e studentëve, pastaj anëtarët e Kongresit do të vendosin se cili është aplikacioni më i mirë i paraqitur nga qarku lokal i anëtarëve. Fituesit formalisht do të nderohen nga Kongresi dhe do t’i kenë të paraqitura projektet e tyre në Capitol.

Njëri nga qëllimet për organizimin e kësaj gare është që të shtyjë të rinjtë që të shqyrtojnë mundësinë që ata të jenë të përfshirë në karriera në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, ku kërkesa për punëtorë të kualifikuar është vërtet në nevojë.

“Kjo garë do të shërbejë si një mundësi unike për studentët e shkollave të mesme dhe kolegjeve të Amerikës në të cilën çdo Qark i Kongresit do të paraqes aftësitë, kreativitetit dhe të menduarit të vet inovativ,” tha udhëheqësi i shumicës, Eric Cantor.

“Çdo vit, sfida do të sjell komunitetet së bashku dhe të motivojë studentët që të ndjekin interesimin e tyre në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Unë shikoj përpara për suksesin e Garës Akademike të Kongresit dhe të shoh idetë kreative të gjeneratës së ardhshme të inovatorëve të Amerikës.”

Microsoft-i lëshon gjuhën programuese TypeScript

“Sfida e Kongresit për Aplikacione” është modeluar nga “Sfida e Kongresit për Art”, që filloi në vitin 1982 dhe deri tani ka pasur më tepër se 650,000 pjesëmarrës të shkollave të mesme. (PCWorld Albanian)

programer

Tags >

programim
Lajmet e fundit>