Lajmet

Kongresi amerikan kërkon legalizimin e kundërsulmeve për të luftuar kriminelët kibernetikë

May 29 2013
0 Shpërndarje
Kongresi amerikan kërkon legalizimin e kundërsulmeve për të luftuar kriminelët kibernetikë

Kongresi amerikan duhet të legalizojë sulmimin e kompjuterëve të hakerëve me sulme keqdashëse, shkatërrimin fizik të rrjeteve dhe marrjen e fotografive të vjedhësve të të dhënave dhe shkelësve të të drejtave të autorit me kamerat e tyre në mënyrë që të dënojë hajdutët e IP-ve, këshillon Komisioni IP.

Komisionerët, më parë zyrtarë të qeverisë amerikane dhe njerëz të ushtrisë amerikane, thonë që “shkalla e vjedhjes ndërkombëtare e pronës intelektuale amerikane (IP) është e paprecedentë.”

Sidoqoftë, reagimi nga qeveria amerikane ka qenë “plotësisht jo i përshtatshëm për t’u marrë me problemin.” “Pothuajse të gjitha përparësitë janë në anën e hakerit; situata e tanishme nuk është e qëndrueshme,” thuhet përveç të tjerash në raportin e komisionerit. “Opsione të reja duhet të merren parasysh” thërrasin autorët, pastaj shtojnë që ligjet e tanishme janë të kufizuara dhe “nuk kanë mbajtur ritmin me teknologjinë e hakimit”.

Kështu, komisioni këshillon lejimin e rrjetit aktiv që merr informatat e vjedhura, duke e ndryshuar atë brenda rrjeteve të rrezikshme apo merzitshme, ose madje duke shkatërruar informacionin brenda një rrjeti të paautorizuar.

Për shembull, mbyllja e kompjuterit për përdoruesit e paautorizuar dhe detyrimi i tyre për të shkuar në polici do të mund të ishte njëri nga opsionet. “Skedari do të mund të ishte i pa qasshëm dhe i përdoruesi i paautorizuar i kompjuterit do të mund të bllokohej, me udhëzime për të kontaktuar me zbatuesit e ligjit për të marrë fjalëkalimin e nevojshëm për të zhbllokuar llogarinë,” rekomandoi komisioni.

Me fjalë të tjera, autorët sugjerojnë legalizimin e “ransomware” – një vegël zhvatëse e përdorur nga kriminelët e organizuar, kur sulmi keqdashës bllokon qasjen në sistemin kompjuterik të cilin e infekton dhe kërkon një pagesë në formë shpërblimi nga zhvilluesi për të larguar kufizimet.

Zyrtarët amerikanë pretendojnë se këto masa do të ndihmonin në parandalimin e sulmeve

Masat e tilla, theksuan komisionarët, nuk shkelin ligjet ekzistuese, por mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve dhe madje të ofrojnë kohë dhe dëshmi për zbatuesit e ligjit për të hetuar krimin kibernetik.

Si masa shtesë, raporti rekomandon pamundësimin fizik ose shkatërrimin e kompjuterit ose rrjetit të hakerit, duke futur sulme keqdashëse në rrjetin e haberit, fotografuar haberin dhe duke përdorur kamerën e sistemit të tij kompjuterik.

“Mbështetjet ligjore të veprimeve të tilla të marra në shpejtësi të rrjetit brenda rrjeteve të hakerëve, edhe kur të ndërmerren nga qeveritë, ende nuk janë zhvilluar,” thonë autorët. Kështu, nëse kundër-sulmuesit kundër hakerëve ishin të ligjshëm, ndërmarrjet do të mund të përdornin një llojllojshmëri të teknikave dhe të shkaktojnë dëme të piratëve kibernetikë. “Këto sulme do të rrisin shpenzimin në hajdutët IP për veprimet e tyre, me mundësi që t’i frenojnë ato nga ndërmarrja e veprimeve të tilla në radhë të parë,” përfundon raporti.

Sidoqoftë, nëse këto kundërsulme do të legalizoheshin, kjo nuk do të ishte vetëm për ndërmarrjet dhe hakerin. Disa filma ose këngë pirate në kompjuterët privatë do të mund të quheshin si vjedhje e pronës intelektuale dhe do t’iu mundësonte mbajtësve të të drejtave të autorit që të bëjnë gjëra të tmerrshme për sistemet e dyshuara. (PCWorld Albanian)

twitter siguri

Tags >

haker
Lajmet e fundit>