Harduer

Kongresi Mobil Botëror: Microsoft aksidentalisht zbulon telefonët Lumia 640 dhe 640 XL

Mar 1 2015
0 Shpërndarje
Kongresi Mobil Botëror: Microsoft aksidentalisht zbulon telefonët Lumia 640 dhe 640 XL

lumia53511_1020.0.0.0Microsoft do të mbajë një konferencë për shtyp ditën e nesërme në Kongresin Mobil Botëror ku do të prezantojë modele të reja telefonësh Lumia. Por Qëndra e Lajmeve të Microsoft aksidentalisht zbuloi dy modele të reja të telefonëve Windows: Lumia 640 dhe Lumia 640 XL.

Lumia 640 XL, bazuar në emërtimin duhet të jetë një telefon me përmasa më të mëdha se Lumia 640. Si duket Microsoft po thjeshton skemën e emërtimeve të modeleve Lumia e cila të themi të drejtën ka qenë mjaft konfuze. Specifikat e zbuluara sygjerojnë për një telefon Lumia 640 me ekran 5 inç, 1 GB RAM dhe 8 GB hapërsirë të brendshme të dhënash. Smartfoni do të fuqizohet nga një processor Qualcomm Snapdragon 400. Po ky informacion, zbulon se Lumia 640 do të ketë një kamër pasme 8 Megapixel dhe frotanle 1 Megapixel. Shumë pak dihet për modelin Lumia 640 XL por mund të përafrohet specifikave të Lumia 1320. Me shumë gjasa do të ketë përmasa më të mëdha se Lumia 640.

Për më shumë na ndiqni ditën e nesërme ku Microsoft zyrtarisht do të zbulojë këtë dy modele të reja Lumia. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>