Harduer

Kongresi Mobil Botëror: Njihuni me Liquid M220, telefonin Windows më të ri të lançuar nga Acer

Mar 1 2015
0 Shpërndarje
Kongresi Mobil Botëror: Njihuni me Liquid M220, telefonin Windows më të ri të lançuar nga Acer

acerliquidm220Deri më tani të apasionuarit pas një smartfoni Windows Phone mund të zgjidhnin vetëm në mesin e telefonëve Lumia. Por Acer ka si qëllim ta ndryshojë këtë me lançimin e smartfonit të saj të quajtur “Liquid M220”. Bëhet fjalë për një pajisje të nivelit të ulët me një ekran 4 inç WVGA, proçesor 1.2GHz quad core, 512MB RAM dhe 4GB hapsirë memorie. Ky smartfon përfshin gjithashtu dy kamera 5 dhe 2 megapiksel.

Është e qartë se Acer po përpiqet të konkurojë me produktet më të lira Lumia të Microsoft por kjo ka për të qënë një luftë e vështirë për Acer. Kjo për vet faktin se Liquid me një çmim prej 79$ ofron vetëm gjysmën e RAM-it dhe memories që ofron Lumia 532 apo 435. Pavarësisht RAM-it prej vetëm 512MB, Acer premton që ky smartfon do mund të përditësohet në Windows 10. Nga ana tjetër Microsoft ka bërë të ditur që Windows 10 nuk do të mund në aplikohet në smartfonat e nivelit të ulët. Gjithsesi të shohim çdo të ndodhë pas lançimit. Liquid M220 do të jetë i disponueshëm në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë në muajin Prill. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>