Harduer

KonicaMinolta Bizhub C220

Jan 26 2010
0 Shpërndarje
KonicaMinolta Bizhub C220

Për cilësinë e lartë të shtypit dhe besueshmërinë gjatë punës, KonicaMinolta ka bërë produkte shumë joshëse dhe interesante për përdoruesit duke aplikuar display shumëngjyrësh dhe lëvizës, përdorimin e pajisjeve si (cutting age) tandem ngjyrat duke përdorur 4 motorë, 4 laser me rreze, të cilët funksionojnë si njësi individuale. KonicaMinolta ka avancuar teknologjinë duke përdorur Simitri HD polymerized toner, duke ulur emetimin e CO2 me 40%,  konsumin e energjisë elektrike me 20% dhe koston e shtypit me 30%. Tonerët Simitri kanë një cilësi impresionuese duke i dhënë shkëlqim ngjyrës së shtypur dhe duke mos përdorur vaj silikoni si më parë. Në të njëjtën kohë, një toner me 50% Save Mode ju lejon të ekonomizoni shpenzimet duke rritur efikasitetin dhe ulur koston e printimit. Një karakteristikë tjetër inovative e Bizhub C220  është edhe integrimi i modulit Biometrik dhe modulit GPS Emperon. Bizhub C220, përveç opsioneve që ka, si: Copy, Printing, Fax, Stapling, Finishing, Punching, Duplex, Adf, Scanner, Scan to mail etj., ofron edhe B/W-Color printim në banner paper të formatit 1.20 m x 297mm. Bizhub C220 Scanner Me Bizhub C220 skanimi është i mundur në scan to: Mail, SMB, FTP, DPWS, SMB, BOX, USB, Twain dhe i file formateve si PDF, XPF, JPG, Tiff, Encrypted PDF, Compact PDF etj. Kombinimi dhe shkëmbimi i shpejtë i dokumenteve, duke zvogëluar madhësinë e skanuar të fotografisë para transmetimit, e bën pajisjen C220 edhe më të shpejtë si skaner USB apo rrjeti.
 
Bizhub C220 FAX
Bizhub C220 ofron edhe faxim analog-dixhital në të njëjtat pajisje, edhe faxim color dhe internet faxim, duke e dërguar në mail IP-fax, SIP fax etj.
 
Printeri Bizhub C220
Bizhub C220 mund të përdoret si USB-Network color printer dhe shtyp në mënyrë direkte nga: PCL, PS, TIFF, XPS, PDF dhe fajlat PDF encrypded, PostScript, me  rezolucion printimi 1800x600dpi. Bizhub C220 ofron printim nga Windows, Unix, Linux, Citrix etj., dhe nga Network Protocols: TCP/IP, IPX/SPX, NETBEUI, APPLE TALK, SMB, LPD, IPP, SNMP, HTTP.

 
Bizhub C220 COPY
Bizhub fotokopjon me një shpejtësi 22ppm BW-Color, fotokopjon dhe printon formate A6-A3 dhe banner paper 1.20mx 297mm.
Ka një HDD prej 250GB, memorie 2048Mb, automatic document feeder, tray 500 sheets x 2, stapling 50 sheets, authomatic duplexing, manual bypass.
Jetëgjatësia e tonerit të zi është 29,000 faqe. E atij me ngjyra 26,000 faqe. Shpenzon më pak se  1.5 KW energji elektrike. Pajisja Bizhub C220 ka menduar gjatë edhe për sigurinë e të dhënave konfidenciale. Softuerët e bëjnë Bizhub C220 shumë më të avancuar dhe shumë funksional duke përdorur për sigurinë e përdoruesve: ISO15408 EAL3, IP filtering and port blocking, User authentication, secure print, hard disk data encryption, confidential fax receipt, print user data encryption, etj. Me pajisjet (harduer), softuerët dhe shërbimet e tjera, Bizhub C220 ofron një administratë që është vlerësuar si shumë e vlefshme dhe shumë mbështetëse për detyrën komplekse të administratorit. Softuerët që përdoren janë: Page scope net care device manager, Page scope data administrator, page scope box operator, page scope direct print, print status notifier, driver packaging utility, log menagament utility.

Lajmet e fundit>