Vëzhgim

Konkurrenti i HP-së për iPad, do të ketë dy video kamera

Apr 5 2010
0 Shpërndarje
Konkurrenti i HP-së për iPad, do të ketë dy video kamera

Një blog posti ri dhe një video që thekson disa dallime të dukshme mes dy pajisjeve është paraqitur në internet. Pajisja e HP-së duket se do të ketë dy video kamera, port USB dhe gjithashtu përkrahje për Flash, veçori të cilat janë konsideruar si mungesa të dukshme në iPad nga kritikë të ndryshëm.

Sikurse iPad, pajisja e HP-së ka një madhësi mesatare, ekran të ndjeshëm në prekje që sillet si një laptop pa tastierë, dhe disi me një fjalë një pajisje që duket si një smartphone i zmadhuar. Në një blog post, zëvendës presidenti i HP-së dhe shefi i lartë i teknologjisë Phil McKinney tha se Slate do t’i lejojë njerëzit të krijojnë përmbajtje si dhe ta konsumojnë atë.

“Mendoni sesi gjatë të kaluarës keni biseduar përmes Skype me një mik në laptopin tuaj. Apo mbi mënyrën sesi keni ngarkuar një fotografi nga celulari juaj në Facebook apo Flickr. Apo mendoni për herën e fundit që keni shikuar imazhet apo videot nga një kartelë SD apo pajisje USB. Ne e dimë çfarë ju pritni që të jeni në gjendje të kapni dhe të shkëmbeni përmbajtje digjitale në pajisjet tuaja mobile. Dhe HP Slate shkëlqen në këto pika”.

Një video e shkurtë e paraqitur në YouTube, jep shenja se pajisja e HP-së do të ketë dy video kamera, nj për të kapur imazhe nga ambienti, dhe një tjetër për të kapur personin që po mban pajisjen në dorë. E dyta do të duhej të ketë përdorim në video telefonata të drejtpërdrejta.

Nuk ka ende ndonjë fjalë rreth çmimit apo datës së paraqitjes, dhe shumë pak detaje qysh prej momentin të parë kur është përfolur ky produkt janë bërë të ditura deri më sot.

Për më shumë rreth HP Slate, lexoni këtë artikull të mëhershëm të botuar në web faqen tonë.

Lajmet e fundit>