Lajmet

Konkurs ndërkombëtar për rritjen e sigurisë së fjalëkalimeve

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Konkurs ndërkombëtar për rritjen e sigurisë së fjalëkalimeve

Duke qene se fjalëkalimet janë mekanizmi më i përhapur i sigurisë në web është e rëndësishme që algoritmi “hash” (algoritmi që mundëson enkriptimin e të dhënave) të përmirësohet.

Për të arritur këtë, një grup kriptografësh të industrisë teknologjike kanë menduar që të organizojnë një konkurs ndërkombëtar për zhvillimin e një algoritmi “hash” fjalëkalimesh që është shumë i vështirë për tu thyer nga hacker-at.

Organizatorët e këtij konkursi kanë vënë në dispozicion një faqe web për regjistrim https://password-hashing.net/index.html . Afati i fundit është data 31 Janar 2014.

Algoritmet Hash përdoren për të konvertuar fjalëkalimet tekst në shkronja dhe shifra që do shërbejnë si kurth për personat që kërkojnë akses të paautorizuar në bazat e të dhënave të faqeve web të ndryshme.

Instituti Kombëtar i Standarteve dhe Teknologjisë ka përcaktuar si standart aktual enkriptimi SHA (Secure Hash Algorithm) i cili nuk është optimal përsa i përket enkriptimit të fjalëkalimeve në faqet web.

Organizatorët e këtij konkursi duan që të vendosin një standart të ri që gjeneron fjalëkalime të enkriptuara më ngadalë, por sigurisht jo aq ngadalë sa të duhet një kohë e gjatë për të aksesuar një faqe.

Këtë konkurs e kanë marrë seriozisht dhe institucionet e përcaktimit të standarteve si Organizata Ndërkombëtare e Standartizimit (ISO) dhe Internet Engineering Task Force (IETF). Megjithatë nuk pretendohet që teknologjitë fituese të përcaktojnë menjëherë standarte të reja, e rëndësishme është që të rritet ndërgjegjësimi i nevojës për një siguri më të lartë të fjalëkalimeve. (PCWorld Albanian)

password encrypt

Lajmet e fundit>