Konkursi “Startup Challenge” mbështet të rinjtë me idetë e tyre inovatore

Jul 19 2014
0 Shpërndarje
Konkursi “Startup Challenge” mbështet të rinjtë me idetë e tyre inovatore

14-07-18-04-41-53big_perbannerKonkursi “Startup Challenge” kishte si qëllim mbështetjen e ideve të reja të biznesit të cilat mund të realizohen suksesshëm në të ardhmen. Njëkohësisht konkursi synon të nxisë risitë dhe sipërmarrjen, të ndihmojë në rritjen e kërkesës për TIK dhe të promovojë bashkëpunimet dhe partneritetet me të rinjtë.

Sipas një studimi të fundit të Bashkimit Evropian dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës është arritur në përfundimin që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nuk kanë nivelin e duhur të njohurive teknike, aftësitë e brendshme menaxhuese për të nxitur inovacionin të cilat janë të domosdoshme për të rritur shitjet dhe për të konkurruar në tregjet rajonale e më gjerë.

Ky konkurs është një hap drejt përmirësimit të gjendjes së kompanive vendase në të ardhmen, duke ju dhënë mundësi dhe hapësirë të rinjve të kontribuojnë me idetë dhe përgatitjen e tyre.

Në aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito e cila u shpreh: “Ajo që konstatojmë ne, është procesi i gjatë që lipset për kthimin e ideve tuaja në biznes.

Është një proces i gjatë të cilit ju keni nevojë për formim, keni nevojë për trajnim dhe kjo është një gjë që duhet konsoliduar. Pra, puna nuk mbaron mbasi ju keni konceptuar atë idenë e bukur inovatore, por në fakt është vetëm fillimi, që këtë ide ta ktheni në një biznes sa më fitimprurës për ju dhe njerëzit rrotull jush, të cilët mund ti bashkohen kësaj iniciative.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>