Biznes

Konsorciumi Kinez i drejtuar nga China Oceanwide pranë blerjes së rrjetit global IDG

Jan 20 2017
0 Shpërndarje
Një konsorcium kinez i drejtuar nga Chine Oceanwide Holdings është pranë blerjes së International Data Group, publikuesit të PCWorld, ComputerWorld dhe qindra publikimeve të tjera në mbarë botën përfshirë edhe PCWorld Albanian. Konsorciumi Kinez i drejtuar nga China Oceanwide pranë blerjes së rrjetit global IDG Photo Source: IDG

Në këtë marrëveshje përfshihen firma analitike IDC dhe firma kapitale IDG Ventures. Sipas Wall Street Journal marrëveshja i ka kushtuar konsorciumit jo më shumë se 1 miliard dollar.

Rrjeti IDG, një firmë private pjesë e të cilës është edhe shtëpia botuese ICTSmedia me publikimet në gjuhen shqipe të PCWorld.al, CIO.al dhe GameWorld.al, operon në 97 shtete. Kompania drejtohej nga një bord i cili kërkonte një blerës prej mëse 1 viti.

Markat kryesore të IDG-së janë CIO, Macworld, Infoworld, CSO, Network World dhe IDG.tv. China Oceanwide është një konglomerat ndërkombëtarë themeluar dhe financuar nga Zhiqiang Lu.

Kompania operon në sektorët e shërbimeve financiare, aseteve të patundshme, media, teknologji dhe investimeve strategjike. Numëron mbi 12,000 punonjës globalisht. Kompania gjithashtu është aksionar në prodhues kinez Lenovo.

Shefi i IDG Capital, Hugo Shong, tha se blerja e IDG-së nga Chine Oceanwide nuk do të ndryshojë asgjë në vizionin e kompanisë. “Kultura e IDG-së është e lidhur ngushtë me suksesin dhe fuqia e saj buron nga talenti dhe dedikimi i njerëzve të saj,” u shpreh Ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>