Biznes

Konsumatorët e operatorëve në Shqipëri, të lirë në përzgjedhje dhe ruajtje të numrit

Dec 22 2010
0 Shpërndarje
Konsumatorët e operatorëve në Shqipëri, të lirë në përzgjedhje dhe ruajtje të numrit

AKEP dhe INFOSOFT SYSTEMS kanë firmosur sot marrëveshjen për portabilitetin e numrave celularë, dhe ajo u nënshkruar nga administratori i INFOSOFT, z.Grigor Joti dhe kryetari i AKEP, Pirro Xhixho,, të cilët pas nënshkrimit deklaruan se ky është një zhvillim i rëndësishëm në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri, pasi që do të nxisë rritjen e konkurrencës.

Ministri Pollo, që gjithashtu ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes tha se “në sajë të nismave, vendimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me AKEP, sot është arritur që t’i gjejmë zgjidhjet, kontraktorët dhe çka është më rëndësishmja, në pranverë të vitit 2011 çdo shqiptar me celularë do të mund të ruaj numrin e vet, por në anën tjetër do të jetë i lirë të zgjedh operatorin sipas dëshirës”.

Si mund të bëhet kjo?

Portabiliteti i numrit personal të celularit nënkupton se një klient i një operatori mobil (Vodafone, AMC, Eagle apo Plus), do të jetë në gjendje që të ndërrojë operatorin nëse nuk është i kënaqur me shërbimet, por në anën tjetër do të ruaj numrin e tij.

Sipas ekspertëve nëse një abonent me numër 069XXXXXXX kërkon të ruaj numrin e njëjtë dhe të kalojë në një operatorë tjetër, që mund të ketë prefiks tjetër – 06XXXXXXXX, ai mjafton të bëjë kërkesë dhe numri nuk i humbet por  thjeshtë kalon nga shërbimet e kompanisë së parë në shërbimet e kompanisë tjetër. Pra cilido qoftë operatori juaj 066, 067, 068 apo 069, ju jeni të lirë të bëni kalimin sipas dëshirës. Funksionalizimi i plotë i kësaj mundësie pritet të bëhet në pranverë të vitit të ardhshëm, ndërsa kalimi do të mund të bëhet nga një operator tek tjetri brenda 2 ditësh, pa shpenzime për përdoruesin. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>