Biznes

Konsumatorët e Starbucks së shpejti do të paguajnë kafenë me bitcoin

Aug 8 2018
0 Shpërndarje
Skeptikët e kriptomonedhave kanë kundërshtuar jo pak herë pagesat në bitcoin apo monedha të tjera kriptografike duke paraqitur me shqetësim paqëndrueshmërinë e vlerës së tyre Konsumatorët e Starbucks së shpejti do të paguajnë kafenë me bitcoin

Edhe Starbucks ka vendosur të marrë “trenin” e kriptomonedhave. Gjigandi Amerikan i kafesë në bashkëpunim me Microsoft dhe një bursë lider do të zhvillojnë një platformë me të cilën konsumatorët mund të paguajnë me bitcoin apo monedha të tjera kriptografike për shërbimet e Starbucks.

Platforma e re do të quhet Bakkt dhe jo vetëm njerëzit por edhe institucionet mund të blejnë, shesin dhe shpenzojnë kriptomonedha në rrjetin global të Starbuck duke filluar nga Nëntori.

Ajo do të konvertojë bitcoin dhe monedha të tjera kriptografike në dollarë Amerikanë e më pas të blejnë produktet si Cold Foram Cascara apo Matcha Lemonade apo çdo shërbim tjetër të Starbucks.

Skeptikët e kriptomonedhave kanë kundërshtuar jo pak herë pagesa në bitcoin apo monedha të tjera kriptografike duke paraqitur me shqetësim paqëndrueshmërinë e vlerës së tyre.

Bitcoin ka rënë me 50% këtë vit dhe vlera e tij ndryshon me qindra dollarë në një ditë të vetme. Por Starbucks ka besim tek kriptomonedhat dhe adoptimi i tyre mund të ndihmojë monedhën më popullor në botë si bitcoin të përqafohet nga masat.

Ende Starbucks nuk do të ishte distributori i parë apo i vetëm që pranon asetet dixhitale. Overstock.com ishte i pari që pranoi bitcoin në 2014-ën. Expedia, Shopify dhe CheapAir gjithashtu thonë se pranojnë monedhat kriptografike. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>