Biznes

Konsumatorët kinezë bëjnë blerje rekord online në një ditë të vetme: 5.7 miliardë $

Nov 12 2013
0 Shpërndarje
Konsumatorët kinezë bëjnë blerje rekord online në një ditë të vetme: 5.7 miliardë $

146576814-645x250Edhe kinezët janë të dashuruar pas blerjeve online. Këtë e vërtetojnë shifrat e fundit, sipas së cilave, vetëm brenda 24 orëve, blerësit kinezë kanë arritur një rekord prej 5.7 miliardë $ artikujsh të blerë gjatë Festivalit të Shopping-ut që po zhvillohet nga gjiganti i tregtisë elektronike, Alibaba.

Ky event është si një pasqyrë e asaj që quhet në SHBA “Cyber Monday.” Këtë vit u vu re një rritje prej 83% të blerjeve krahasuar me vitin e kaluar. 171.4 milionë kërkesa për blerje u morën në të dyja platformat e Alibaba-së: Tmall dhe Taobao.

Vitin e kaluar, eventi solli 3.1 miliardë $ shitje në një ditë, duke tejkaluar rekordin e shitjeve në “Cyber Monday” (1.98 miliardë $). Në një postim në blog, Alibaba shkruante se 21% e përdorueve i kishin kryer transaksionet nga pajisjet mobile, një rritje kjo e dukshme nga viti i kaluar (5%).

Disa statistika të tjera të bëra publike nga kompania ishin:

* Gjatë orës së parë të shitjeve, u shitën në total 2 milionë të brendshme.

* Deri në orën 10:30, me orën lokale, ishin shitur gjysmë milioni kanaçe me ushqim për fëmijë, të cilat janë të mjaftueshme për të ushqyer gjithë foshnjat kineze për dy javë.

* Referuar po të njëjtit orar, u shitën 66 milionë bebelina. (PCWorld Albanian)

Tags >

online
Lajmet e fundit>