Harduer

Konsumatorët konfuz mbi termat Netbook – Notebook

Jun 24 2009
0 Shpërndarje
Konsumatorët konfuz mbi termat Netbook – Notebook

Sipas një studimi të shpalosur nga hulumtuesi NPD Group, vetëm 58 përqind të konsumatorëve që kanë blerë një Netbook para se të blejnë një notebook kanë theksuar se ishin shumë të kënaqur me blerjen e tyre. Kjo është një ratë krahasuese me 70% të konsumatorëve të kënaqur që kanë planifikuar të blejnë një netbook qysh prej fillimit.

NPD zbuloi se niveli i të pakënaqurëve nisej prej konfuzionit e deri tek aftësitë e një netbook-u. Studimi “NPD’s Netbooks II: A Closer Look”, zbuloi se 60% e personave të pyetur kanë blerë një Netbook në vend të një Notebook, duke menduar se kanë funksionalitetin e njejtë.

Në përgjithësi, Netbook-ët janë më të vogël, më të lirë dhe kanë fuqi më të dobët sesa laptopët tradicional, por linja është duke u përmirësuar.

Përgjatë personave të pyetur në studim, performanca dhe lëvizshmëria ishin dy faktor kyç në vendimin për të blerë një Netbook apo Notebook. Përgjatë personave 18 deri 24 vjeçar, 65% deklaruan se kanë blerë një Netbook duke pritur performancë më të mirë. Vetëm 27 përqind theksuan se netbook-u i tyre ka pasur performancë më të mirë sesa që është pritur.

Price versus Portability

NPD pyeti konsumatorët se cili ishte faktori më i rëndësishëm në zgjedhjen e një netbook-u: lëvizshmëria apo çmimi? Pothuajse 60% zgjodhën lëvizshmërinë, gjersa përafërsisht 40% ishin më të tërhequr nga çmimi. Sidoqoftë, 60% e blerësve pranuan se pas blerjes, ata nuk ka nxjerrë nga shtëpia asnjëherë netbook-un e tyre.

“Duhet të sigurojmë situatën asisoji që konsumatorët të blejnë një PC, vërtetë për atë që planifikojnë të bëjnë me të” tha Stephen Baker, zëvendës president i analizave industriale pranë NPD. “Shitësit dhe prodhuesit nuk mund të vendosin theksim të veçantë në aftësitë e ngjashme me PC dhe veçoritë e përgjithshme që do të mund ti bindnin konsumatorët se një Netbook është një zëvendësim për një notebook.  Në vend të kësaj, ata do të duhej të bëjnë marketing mbi mobilitetin, lëvizshmërinë, dhe nevojën për një shoqërues PC për ti siguruar konsumatorët se janë duke blerë atë që po kërkojnë dhe ti bëjnë ata më të kënaqur me blerjen et yre.
Studimi ishte bazuar në një anketë të bërë gjatë muajit maj me pothuajse 600 të rritur nga paneli online i NPD-s, të cilët ishin identifikuar si pronarë të Netbook-s.

Lajmet e fundit>