Analiza

Konsumatorët në Britani preferojnë Blackberry përpara Windows Phone

Jun 18 2014
0 Shpërndarje
Konsumatorët në Britani preferojnë Blackberry përpara Windows Phone

U.K.-consumers-favor-BlackBerry-over-Windows-PhoneNjë grafik i lëshuar nga Kantar WorldPanel tregon tregun e sistemeve operative mobile në Britani gjatë një periudhe 10 vjeçare që nga masi i vitit 2004 deri në mars 2014. Çfarë e bën këtë grafik interesant është se ne mund të shohim në fillim të tij dhe çfarë u bë pjesë e tij gjatë një dekade. Shohim Windows Mobile dhe Blackberry si liderët e hershëm derisa vjen iOS nga hiçi në fund të 2007 për të sfiduar Blackberry-in.

Kështu që u hap një garë e fortë mes tre gjigandëve në Britani, mes iOS, Windows Mobile dhe Blackberry. Por duke filluar nga viti 2009, Android hyri në këtë grafik. Sistemi operativ i Google me kod të hapur filloi të “bashkëpunonte” me iOS për të ndarë pjesët e tregut që më parë ishin të Windows Mobile dhe Blackberry.

Sipas grafikut të mëposhtëm, që pas marsit të këtij vitit, Blackberry akoma ka një pjesë më të lartë të tregut sesa Windows Phone në Britani. Dhe për ti bërë gjërat të duken më keq për platformën mobile të Microsoft-it grafiku është i bazuar vetëm në të dhënat e konsumatorëve. Kjo do të thotë se pjesa e tregut të smartfonëve të Blackberry-t në Britani doli në krye duke lënë pas Windows Phone jo më pak se tre muaj më parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>