Analiza

Konsumatorët preferojnë tabletët e Microsoft përpara iPad

Apr 7 2017
0 Shpërndarje
Microsoft kryesonte anketën e J.D. Power në tre aspekt të rëndësishme: kontektivitetin në internet, disponueshmërinë e aksesorëve zyrtarë dhe aplikacioneve të instaluara paraprakisht. Konsumatorët preferojnë tabletët e Microsoft përpara iPad

Konsumatorët zyrtarisht preferojnë tabletët Microsoft Surface më shumë sesa iPad. Një studim i publikuar nga J.D. Power tregon se përdoruesit e tabletëve Surface të Microsoft janë më të kënaqur sesa përdoruesit e tabletëve të prodhuar nga Apple, Samsung, LG, Amazon, Acer dhe Asus.

Microsoft kryesonte anketën e J.D. Power në tre aspekt të rëndësishme: kontektivitetin në internet, disponueshmërinë e aksesorëve zyrtarë dhe aplikacioneve të instaluara paraprakisht.

Microsoft mund iPad edhe në preferencën e konsumatorëve për nga cilësia e materialeve, madhësia e tabletit dhe pamja e jashtme. Një tjetër detaj po aq i rëndësishëm ishte qëndrimi i konsumatorëve të Microsoft të cilët besojnë se janë të parët në mesin e kolegëve dhe miqve që provojnë produktet e reja teknologjike.

Me fjalë të tjera ata që duan teknologjinë më të fundit po përzgjidhin tabletët Microsoft dhe jo iPad.

Në tërësi, duket të ketë qenë mbështetja për aplikacionet Windows që ka ndihmuar shitjet e tabletëve Surface. Megjithatë pavarësisht rënies së fundit, Apple ngelet mbreti i tregut të tabletëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>