Biznes

Konsumatorët e Apple, të lumtur me blerjet e tyre

Sep 22 2010
0 Shpërndarje
Konsumatorët e Apple, të lumtur me blerjet e tyre

Hulumtimi ka gjetur se gati nëntë në dhjetë konsumatorë të Apple janë  të kënaqur rreth blerjes së tyre. American Costumer Satisfaction Index, ka publikuar të martën një hulumtim, në të cilin ka treguar se është gjetur një përmirësim prej 4 për qind në mënyrën sesi njerëzit ndihen rreth kompjuterit të tyre.

Apple ishte udhëheqës me 86 për qind të blerësve që raportonin se ishin të lumtur me blerjen e tyre. Gjithashtu është gjetur se sistemi operativ Windows 7 ka gjetur një ngritje të kënaqësisë tek përdoruesit në krahasim me gjeneratën e mëhershme të softuerit të Microsoft.

Organizatorët e Index thanë se Apple ka dominuar në indeksin e kënaqësisë kompjuterike për shtatë vite me radhë, por këtë vit ka shënuar një rekord të ri. E niveli i lartë i kënaqësisë padyshim që ka ndikuar edhe në rezultatet financiare të kompanisë.

Në çerekun më të fundit të raportuar nga kjo kompani, është bërë e ditur se janë shitur 3.5 milion Mac, që është një rritje prej 33 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar.

Kënaqësia e përgjithshme me kompjuterët personal ka arritur në një mesatare prej 78 për qind, thuhet më tej në hulumtim. Modelet me bazë në Windows nga Acer, Dell, Hewlett-Packard kanë shënuar një rritje mbi mesataren, thuhet në indeksin e hulumtimit.

“Gati të gjitha brendet kanë rritje në nivel të kënaqësisë tek përdoruesit dhe asnjë prodhues nuk ka pësuar rënie” tha Prof Claes Fornell, që ishte udhëheqës i hulumtimit. “Çmimet më të ulëta, shërbimi më i mirë dhe paraqitja e llojeve të reja të PC-ve kanë ndihmuar në ngritjen e këtij niveli të kënaqësisë”. /pcworld.al

Lajmet e fundit>