Lajmet

Kontraktori amerikan i mbrojtjes nën sulme kibernetike për tre vite

May 6 2013
0 Shpërndarje
Kontraktori amerikan i mbrojtjes nën sulme kibernetike për tre vite

Shumica, nëse jo të gjitha, e pjesëve intelektuale e një kontraktori amerikan të mbrojtjes që shquhet për satelitët spiunë dhe avionët pa pilotë, është sulmuar pothuajse gjatë një periudhe prej tre viteve nga hakerët kinezë.

Gjurmët e punës së hakerëve ishin gjetur në shumë nga divizionet e kontraktorit, QinetiQ (që shqiptohet “kinetic”) dhe përgjatë shumicës së të gjitha produkteve të veta, tha për Bloomberg News, një ish- zëvendës president i lartë në Verizon Terremark.

Bloomberg raportoi që ky sulm i QinetiQ mund të ketë ndikuar në zbulimin e informacioneve vitale të sigurisë kombëtare amerikane, duke përfshirë shpërndarjen dhe mundësitë e flotës së helikopterëve sulmues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

QintetiQ nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar.

Sipas burimeve të Bloomberg, sulmi i stërzgjatur ndaj QintetiQ ishte kryer nga një grup i hakerëve që kishin të bënin me Ushtrinë Çlirimtare të Popullit Kinez, e titulluar ndryshe nga ekspertët e sigurisë si Skuadra e Komentit.

Skuadra e Komentit ishte fajësuar për 141 sulme madhore kibernetike në caqe në Shtetet e Bashkuara në një raport të lëshuar në shkurt nga Mandiant, që, së bashku me Terremark dhe HBGary, ishin punësuar nga QintetiQ për të hetuar thyerjet në sistemet e tyre.

Chris Novak, që është kryesori në menaxhim në Verizon Risk Team, tha që ai nuk do të mund të komentonte në raste të veçanta të hetuara nga ndërmarrja e tij, por tha që Skuadra e Komentit ishte paraqitur në më tepër se disa nga ato raste.

“Ai është grup që ne kemi qenë duke e përgjuar gjatë kursit tonë të hetimeve për shumë kohë,” tha ai në një intervistë. “Skuadra e Komentit vjen shpesh në atë që ne e shohim.”

Skuadra e Komentit dhe disa grupe të tjera janë të specializuara në vjedhjen e pronës intelektuale. “Kjo është arsyeja se pse ata janë duke u marrë me këto fusha të furnizimit,” tha Novak.

“Këtu, në vend se të shkojnë drejtpërdrejt pas një agjencie qeveritare që vendosi një urdhër për zbatim, ata do të shkojnë përgjatë derës së pasme përgjatë zinxhirit furnizues,” tha ai në një intervistë. (PCWorld Albanian)

kontraktori amerikan

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>