Lajmet

Kontrolli i Sigurisë në Facebook alarmon gabimisht kryeqytetin Tajlandez Bangkok

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
Kontrolli i Sigurisë në Facebook alarmon gabimisht kryeqytetin Tajlandez Bangkok

_93154230_fbexplosionPërdoruesit e rrjetit social Facebook në kryeqytetin Tajlandez, Bangkok, u paralajmëruan në mënyrë të gabuar për një incident të ndodhur në vend nga funksionaliteti i sigurisë “Safety Check” (Kontrolli i Sigurisë.)

Ky sistem nëpërmjet të cilit përdorues të Facebook mund të konfirmojnë nëse janë të sigurtë ose jo u aktivizua nga një protestues i cili hodhi fishekzjarre në qendër të qytetit.

Rrjeti social tha se aktivizimi i këtij sistemi erdhi pas konfirmimit nga një palë e tretë e cila për Facebook kishte qenë burim i besushëm.

Menjëherë shumë njerëz filluan të shpërndanin lajme të rreme në platformë e cila ka qenë thembra e akilit e rrjetit social prej kohësh por që u vu re mësë miri gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Çfarë ndodhi në Bangkok?

Ditën e Marte një protestues hodhi fishekzjarre pranë një ndërtese qeveritare në Bangkok. Sipas Facebook, “Kontrolli i Sigurisë” u aktivizua në orën 21:00 me orën lokale.

Një faqe me titull “Shpërthimi në Bangkok, Tajlandë” u krijua dhe njerëzit menjëherë filluan të konfirmonin sigurinë e tyre.

Kontrolli i Sigurisë solli në vëmendjen e përdoruesve një lajm të publikuar nga bangkokinformer.com i cili në të vërtetë ishte një lajm që datonte nga 2015-ta. Pasi u mësua se ngjarja nuk ishte e vërtetë, Facebook menjëherë ç’aktivizoi Kontrollin e Sigurisë.

Si funksionon “Safety Check”?

Ky funksionalitet sigurie i prezantuar nga Facebook 2014-tën, fillimisht aktivizohej manualisht nga rrjeti social. Gjatë Nëntorit të po atij viti Facebook vendosi që ky kontroll sigurie të aktivizohej nga komuniteti.

Praktikisht është një palë e tretë e cila paralajmëron Facebook për një incident të ndodhur. Rrjeti social pastaj kryen kërkime për të mësuar nëse njerëzit në atë zonë ku ka ndodhur incidenti po raportojnë rreth tij.

Nëse një numër i konsiderushëm përdoruesish raportojnë rreth incidentit, të gjithë ata përdorues që ndodhen në atë zonë ftohen nga rrjeti social për të konfirmuar gjendjen e tyre të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>