Harduer

Kontrollimi i përkryer për pajisjet elektronike në dhomën e ndejës

Aug 16 2009
0 Shpërndarje
Kontrollimi i përkryer për pajisjet elektronike në dhomën e ndejës

Përgjigja e tyre ndaj kësaj sfide ishte vërtetë e thjeshtë; Nëse ju virtualisht kontrolloni pajisjet në shtëpi, a nuk do të ishte e njëjtë t’i kontrollonit ato në kohë reale? Kjo edhe ka kuptim, pasi kjo ide brilante është duke u zbatuar në projektin Cristal të Media Interaction Lab.

Me harduer të ngjashëm me Microsoft Surface, CRISTAL përdor një ekran të madh të ndjeshëm në prekje, që në përgjithësi është e madhe sa një tavolinë e kafes apo për lexim. Por ndërfaqja kryesore, dallon tërësisht. Kur shumica e ndërfaqeve të ndjeshme në prekje sot konsistojnë një “dekstop virtual”, ndërfaqja e CRISTAL  aty për aty vendos një imazh real të dhomës suaj të ndejës në ekran, më shkurtë, këtë e bënë përmes montimit të kamerës në tavanin e dhomës.

Pamja e kamerës (e cila pothuajse apo tërësisht i mbulon të gjitha pajisjet elektronike në dhomë) ofron një projektim në kohë reale për të ndërvepruar; një shembull i plasuar në videon e MI-Lab (që mund ta shihni edhe më poshtë), demonstron kontrollimin e ndriçimin në dhomë thjeshtë duke prekur imazhin e dritës në tavolinë dhe duke tërhequr gishtin për më shumë ndriçim. Një përdorues tjetër gjithashtu kontrollon filmin duke prekur TV-n e tij për të fituar një meny DVD-je mu pranë gishtërinjve të tij.

CRISTAL nuk është ende në fazat e prodhimit, ngjashëm sikurse nuk është ende Surface, dhe dieht se që të dy nuk do të kushtojnë lirë. Por duhet ta pranonin se kjo pajisje është vërtetë kreative dhe mund të ketë një të ardhme të ndritur.

Shikoni videot e MI-Lab për më shumë detaje.

Lajmet e fundit>