Biznes

Kontrolloni me lehtësi kompjuterin nga distanca

Jan 19 2010
0 Shpërndarje
Kontrolloni me lehtësi kompjuterin nga distanca

Aktivizoni Windows Remote Acces në PC
Windows Remote Access ju lejon të lidheni me ndonjë PC në distancë pa instaluar asnjë softuer shtesë, por ja problemi: kjo vegël ju lejon të krijoni Host në Windows XP Pro, Windows Vista Business dhe Windows Vista Ultimate. Çdo version i Windows XP ose Vista mund të lidhet si klient.

Si administrator në Windows XP, klikoni Start, klikoni me tastin e djathtë në My Computer dhe zgjidhni Properties dhe pastaj klikoni fushën Remote. Zgjidhni kutinë Allow users to connect remotely to this computer. Nëse dëshironi t’u jepni akses personave të caktuar të cilët nuk kanë akses në këto informacione, zgjidhni Remote Users dhe klikoni Add. Vendosni emrin e përdoruesit në kuti dhe klikoni OK. Klikoni OK përsëri që të ktheheni te System Properties. Klikoni Apply.
Në Vista, klikoni Start, klikoni me të djathtën në Computer, zgjidhni Properties dhe klikoni Remote settings në panelin e majtë. Klikoni butonin afër Allow connections from computers running any version of Remote Desktop. (Nëse jeni duke u lidhur ekskluzivisht mes kompjuterëve me Vista, klikoni edhe butonin e fundit për një proces më të sigurt.) Do të jeni në gjendje të lidheni nga një kompjuter në tjetrin. Që t’u jepni njerëzve të tjerë akses, klikoni Select Users • Add, shkruani emrin e llogarisë dhe klikoni OK për të pasur akses. Klikoni Apply në System Properties.

Futuni në PC me Windows Remote Access të integruar

Çdo version i Windows XP ose Vista mund të lidhet si klient i Remote Acess. Ja si të krijoni lidhjen (me siguri të limituar).
Në CP, klikoni butonin Start dhe zgjedhni All Programs•Accessories•Communications•Remote Desktop Connection. Vendosni emrin e kompjuterit (nëse gjendet në rrjetin lokal) ose adresën IP (nëse është në një lokacion tjetër). Klikoni Connect.

Në Vista, klikoni Start dhe pastaj zgjidhni All Programs•Accessories•Remote Desktop Connection. Në rrjetin lokal shkruani emrin e PC-së ose kërkoni në listën e kompjuterëve. Nëse lidheni përmes internetit, vendosni URL-në e plotë ose adresën IP për të pasur akses nga larg në sistem. Klikoni Connect. Vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe klikoni OK. Nëse jeni duke u lidhur me një kompjuter të bazuar në XP, mund të shihni një paralajmërim; klikoni Yes që të lidheni. Pasi të jeni lidhur, kompjuteri do të shfaqë ekranin e identifikimit, derisa kompjuteri në distancë merret në kontroll nga ju.
Ekrani juaj lokal, tastiera dhe miu do të punojnë si të ishin të lidhur me kompjuterin në të cilin jeni kyçur. Kur dëshironi të përfundoni lidhjen, klikoni X në pjesën e sipërme të ekranit. Për të marrë përsëri kontrollin e PC-së tuaj lokal, punoni në mundësinë me dritare duke klikuar ikonën e kornizës (ose klikoni ikonën e minimizimit).

Rregulloni zgjimin e LAN
Një PC duhet të jetë i ndezur që të pranojë lidhje nga distanca, por nuk duhet ta lini gjithmonë ndezur; Wale-on LAN (opsion të cilin pothuajse të gjithë PC-të e përkrahin në pjesën harduerike në ethernet) pret kërkesa të caktuara në rrjet për ta nxjerrë kompjuterin nga gjendja e gjumit. Disa sisteme mund edhe të startojnë nga gjendja totalisht e fikur. Në cilëndo situatë, sistemi i rrjetit konsumon më pak kohë se një PC i ndezur gjithë kohës, por duhet ta mbajë një sy hapur për t’u aktivizuar menjëherë.

Në Windows XP, klikoni Start, klikoni me tastin e djathtë në My Network Places, dhe zgjidhni Properties. Klikoni me tastin e djathtë të miut në rrjetin tuaj, zgjidhni Properties, klikoni Configure. Në fushën Power Management, klikoni Allow this devise to bring the computer out of stand-by. Përfundoni duke klikuar OK.
Në Vista, hapni Network and Sharing Control Panel dhe klikoni Manage network connections. Klikoni me të djathtën lidhjen me të cilën lidheni në internet dhe pastaj zgjidhni Properties. Klikoni Continue, pastaj Configure. Në fushën Power Management, klikoni kutinë Allow this devise to wake the computer. Klikoni OK.

Ju duhet adresa IP dhe MAC e kompjuterit që është në gjumë për ta zgjuar. Mund t’i merrni këto të dhëna shpejt nga kompjuteri, por kjo nuk do të punojë nëse duhet të futeni në një kompjuter i cili lidhet me internet dhe një ruter qëndron mes kompjuterit dhe botës së jashtme. Në këtë rast, duhet të dini adresën IP dhe MAC të ruterit, e cila mund të gjendet në faqen e administratorit.
Për të gjetur adresën IP dhe MAC të kompjuteri tuaj, klikoni Start•Run, shkruani cmd dhe klikoni OK. Shkruani ipconfig/al dhe shtypni Enter. Skanoni rezultatet për një ‘IP Address’ të ethernetit dhe për një ‘Physical Address’ (ose adresë MAC).

Pasi t’i keni këto adresa në dorë, zgjojeni PC në distancë me një vizitë tek DSL Reports’ Wake ON LAN (dslreports.com/wakeup). Nëse kjo nuk funksionon me adresën e ruterit tuaj, konsultoni dokumentacionin e ruterit për instruksione se si ta hapni portin 9.

Lajmet e fundit>