Siguri

Kontrollorët fals të PS3 mund të shpërthejnë!

Sep 23 2010
0 Shpërndarje
Kontrollorët fals të PS3 mund të shpërthejnë!

Sipas kompanisë, kontrollorët fals të Playstation 3, janë identik në pamje me kontrollorët origjinal pa tela të Playstation 3” dhe përveç kësaj kualiteti, besueshmëria dhe siguria në ta është diçka që nuk mund të jetë e sigurt.

E përveç këtyre gjërave që u përmenden më lartë gjërat mund të bëhen edhe më keq. Ata që kanë blerë kontrollorë fals të Playstation 3 mund të vendosin vetën dhe të tjerë në rrezik fizik. Sipas Sony, produktet false mund të “ndizen apo shpërthejnë, duke rezultuar në këtë mënyrë me lëndime apo dëmtim të përdoruesit, Playstation 3-it të tyre apo pronës së tyre”.

Sony nuk ka specifikuar ku po shiten këta kontrollor fals, por kompania ka rekomanduar që konsumatorët të shfrytëzojnë kontrollorët e saj, që janë të sigurt dhe ofrohen nga një numër i madh i dyqaneve me reputacion. /pcworld.al

Lajmet e fundit>