Lajmet

Kontrolluesi i lëvizjeve Leap Motion vjen në kompjuterët HP

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Kontrolluesi i lëvizjeve Leap Motion vjen në kompjuterët HP

Kompania HP planifikon të sjellë kontrolle lëvizjeje në kompjuterët e saj këtë vit, pas një kontrate me Leap Motion.

HP këtë verë do të mund të ndërfusë lëvizësin 3D të Leap Motion me kompjuterët e selektuar të HP.

Ndërsa më vonë do ta fusë teknologjinë në pajisjet e HP unike, tha kompania në një deklaratë për shtyp.

HP do t’iu shtojë këtyre pajisjeve edhe Airspace.

Gjithashtu Leap Motion ka premtuar aplikacione për Autodesk, Corel dhe The Weather Channel, midis të tjerëve.

Cfarë është Leap Motion?

Leap Motion është një pajisje që qëndron në tavolinë dhe krijon kontrolle të lëvizjes në një hapësirë 8 kubike rreth saj.

Pajisja premton më shumë cilësi se Kinect i Microsoft me aftësinë e saj për të zbuluar lëvizje të gishtave.

Leap është më pak e shtrenjtë se versioni i Kinect për kompjuterë.

Gjithashtu punon në Mac dhe në kompjuterët Windows.

Asus ka lajmëruar se do të përfshijë pajisjen në disa prej kompjuterëve të tij vitin e ardhshëm. Kontrata e parë me HP tregon hapin e parë të rëndësishëm për Leap. (PCWorld Albanian)

Leap Motion

Tags >

HP
Lajmet e fundit>