Lajmet

Kontrolluesit e Xbox-it mund të kontrollojnë aplikacionet në Internet Explorer

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
Kontrolluesit e Xbox-it mund të kontrollojnë aplikacionet në Internet Explorer

internetexplorer.0_standard_640.0Microsoft është duke lëshuar një version për zhvillues të Internet Explorer, të përgatitur për t’i furnizuar zhvilluesit dhe entuziastët me veçoritë më të fundit të shfletuesit. Kanali për Zhvillues i Internet Explorer mund të instalohet në Windows 7 dhe Windows 8.1 dhe shfletuesi i ndarë do të funksionojë përgjatë një versioni ekzistues të Internet Explore 11.

Microsoft ka filluar gradualisht ta përmirësojë përqendrimin e vet në zhvillues për Internet Explorer gjatë viteve të kaluara dhe ky lëshim i bërë gjatë ditës së hënë është i pari nga të shumtët dhe fillimi i një lëshimi të ri të përkushtuar, që do t’iu mundësojë zhvilluesve që të testojnë veçoritë më të fundit që do të vijnë për përdoruesit e Internet Explorer gjatë të ardhmes.

Një shtojcë e re është mbështetja për kontrolluesit e Xbox brenda Internet Explorer me lëshimin e Kanalit të Zhvilluesve. Zhvilluesit mund të përdorin API-në e Gamepad-it për të shtuar mbështetjen për kontrolluesit e Xbox 360 për aplikacionet dhe lojërat e tyre në ueb.

Microsoft ka lojërat e veta si Atari Arcade ose Hover për ata që duan ta testojnë që sot mbështetjen. Në anën e lojërave, versioni i Kanalit për Zhvillues përmirëson po ashtu funksionimin e WebGL-së, duke ofruar veçori shtesë të WebGL-së të cilat mund t’i përdorin zhvilluesit. Kanali i Zhvilluesve në Internet Explorer është në dispozicion për t’u shkarkuar që tani (Windows 7/ Windows 8.1) dhe versionet e ardhshme pritet të shfaqin veçoritë e reja që janë duke u përgatitur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>