Ja se si

Konvertoni spotet nga YouTube në skedarë MP3

Jan 14 2010
0 Shpërndarje
Konvertoni spotet nga YouTube në skedarë MP3

Kjo nuk i përshtatet stilit tim të dëgjimit të muzikës me iPhone. Derisa menaxherët e Lily nuk më japin ndonjë mundësi që ta blej këngën, do ta “huazoj” atë nga YouTube. Cila faqe e bën këtë të mundshme? Video2mp3 (video2mp3.net), e cila konverton çdo video në skedar MP3 (shërbimi, siç thuhet në web faqe, ende është në fazën beta).

Vetëm kopjoni URL-në nga faqja e YouTube në Video2mp3 dhe klikoni Convert. Pastaj përgatituni të prisni disa minuta. Rezistoni që të mos e klikoni butonin Download derisa jeni duke pritur, pasi ai buton është pjesë e një reklame për një produkt tjetër.

Kur Video2mp3 përfundon procesin, do të shihni një link për skedarin. Klikoni me tastin e djathtë të miut dhe zgjidhni opsionin e përshtatshëm për shkarkimin.  Pastaj shtoni MP3 në iTunes ose në menaxherin e muzikës që përdorni.

Vërejtje për përdoruesit e Firefox: Shtesa Video2mp3 (find.pcworld.com/62790), e quajtur YouTube 2 MP3, vendos një link shkarkimi në çdo video faqe YouTube, kështu që nuk keni nevojë të kopjoni asnjë URL.

Dhe përfundimisht një vërejtje e rëndësishme për të gjithë: Kini kujdes se ky truk i vogël është pak i dyshimtë legalisht dhe mund t’ju sjellë probleme me të drejtat autoriale. Kjo do të thotë që e provoni në rriskun tuaj.

Lajmet e fundit>