Lajmet

Korea e Veriut u jep akses në internet vizitorëve, por jo qytetarëve

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
Korea e Veriut u jep akses në internet vizitorëve, por jo qytetarëve

KoreaBrenda pak ditësh, vizitorët e Koresë së Veriut do të kenë mundësi të navigojnë në internet duke përdorur madje edhe pajisje me rrjet 3G.

Sipas Associated Press, konsumatorët e kompanisë së telekomit Koryolink, që jetojnë në Pyongyang, kanë dëgjuar fjalë se firma do të lançojë shërbimin e internetit 3G, ekskluzivisht vetëm për vizitorët e huaj brenda datës 1 mars.

Ndërkohë, qytetarët koreano-veriorë kanë vetëm akses në shërbime si MMS, telefonata video, si dhe tek një gazetë shtetërore që mund ta lexojnë përmes rrjetit 3G. Aksesi i gjerë në ueb vazhdon të mbetet luks i vetëm një pjese shumë të vogël të popullsisë (akses, i cili sigurisht është miratuar më parë nga shteti).

Vizitorët e huaj do të kenë mundësi të blejnë plane tarifore mujore për t’i përdorur ato përmes USB-ve ose kartave të tyre SIM. Ende nuk e dimë (edhe pse vështirë të thuhet) nëse vizita e fundit e Eric Schmidt para pak kohësh në Korenë e Veriut ndikoi tek ky vendim.

Korea e Veriut lejon tashmë turistët të marrin me qera telefonë apo karta SIM

Të presim dhe të shpresojmë që Señor Schmidt të vizitojë edhe Kubën në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>