Harduer

Korea Times: Samsung-u po punon për Galaxy Note III, 6.3-inç

Dec 14 2012
0 Shpërndarje
Korea Times: Samsung-u po punon për Galaxy Note III, 6.3-inç

Nëse keni menduar se smartfonët nuk mund të zmadhoheshin më, mund të ndryshoni mendim! Kanë dalë zëra se Samsung-u do t’i vendosë një ekran OLED 6.3-inç Galaxy Note III të tij.

Raportimi vjen nga Korea Times, që citon zyrtarë nga furnizuesit e pjesëve të Samsung-ut.

Nuk thuhet ndonjë detaj për datën e nxjerrjes në treg, por ka mundësi nga mesi apo fundi i vitit 2013, duke qenë se Note II u lançua në tetor.

Galaxy Note origjinal i Samsung-ut kishte një ekran 5.3-inç, ndërsa Note II ekran 5.5-inç.

Nëse raporti i Korea Times është i vërtetë, ekrani i Galaxy Note III do të jetë 0.7 inç më i gjatë dhe 0.4 inç më i gjerë sesa paraardhësi i tij.

Nëse supozojmë se do të kemi një ekran 1080p, densiteti i pikselave do të jetë 350 ppi, më mirë se iPhone 5-a dhe Samsung Note II. Problemi qëndron se, me rritjen e tabletave, ato bëhen më të vështira për t’u mbajtur në dorë dhe akoma më të vështira për tu futur në xhepat e pantallonave.

Samsung-u mund të përpiqet të kompensojë ekranin e madh me një formë më të hollë, dhe ka gjithmonë një shans që ne vetëm të heshtim dhe të pranojmë rehatinë e reduktuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>