Blog

Koreja e Jugut hap tenderin e parë të 5G-së në 2018-ën

Dec 28 2017
0 Shpërndarje
Në Shtator SK Telecom reduktoi vonesat e transmetimit të 4G LTE në 2 milisekonda. Koreja e Jugut hap tenderin e parë të 5G-së në 2018-ën

Koreja e Jugut do të hapë tenderin e parë për spektrat 5G në Qershor të vitit të ardhshëm.

Ministria e Shkencës dhe ICT-së tha se në ankand do të ofrohen spektrat 3.5Ghz dhe 28Ghz, një vit më parë sesa kishte premtuar.

5G-ja pritet të komercializohet në Mars të 2019-ës dhe aplikohet në 2022 në masë. Kompanitë lokale do të shtojnë përpjekjet në zhvillimin e 5G-së pas ankandit.

Gjithashtu qeveria e vendit ka në plane të ofrojë një rrjet wireless për metrotë me internet të shpejtësisë së lartë.

Në Shtator SK Telecom reduktoi vonesat e transmetimit të 4G LTE në 2 milisekonda.

SK Telecom dhe KT do të demonstrojnë rrjetet e tyre 5G në 2018-ën, sakaq LG Uplus ka përfunduar testimet e 5G-së në Seul. /PCWorld Albanian

Tags >

5G
Lajmet e fundit>