Biznes

Koreja e Jugut, hyn në fuqi ndalimi i përdorimit të llogarive bankare anonime për transaksionet në monedha kriptografike

Jan 31 2018
0 Shpërndarje
Bursa Koreano-Jugore Bithumb e cila vuri në funksion shërbimin e ri të identifikimit mëngjesin e së Martes, tha se procesi ka vijuar pa asnjë problem. Koreja e Jugut, hyn në fuqi ndalimi i përdorimit të llogarive bankare anonime për transaksionet në monedha kriptografike

Planet e autoriteteve Koreano-Jugore për të ndaluar përdorimin e llogarive bankare anonime për tregtimin e monedhave kriptografike kanë hyrë në fuqi të Marten.

Në një dokument të publikuar me 23 Janar, autoritetet thanë se do të lejonin tregimin e monedhave kriptografike vetëm për llogaritë bankare me emra realë.

Kjo masë synonte të kufizonte hapësirën për aktivitete ilegale në monedha kriptografike si pastrimi i parave dhe evazioni fiskal.

Bursa Koreano-Jugore Bithumb e cila vuri në funksion shërbimin e ri të identifikimit mëngjesin e së Martes, tha se procesi ka vijuar pa asnjë problem.

Gjashtë banka të mëdha vendase do ti bashkohen nismës: Banka Shinhan, Banka Nonghyup, Banka Industriale e Koresë, Banka Kookmi, Banka Hana, dhe Banka Gwangju.

Nevoja për rregullimin e tregut është rritur sidomos pas lajmeve të fundit nga Japonia ku u vodhën 530 milionë dollarë nga bursa Coincheck.

Pas harkimit, autoritetet në Japoni – të cilat e njohën zyrtarisht bitcoin si një monedhë – kërkuan nga bursa të përmirësonte sigurinë e operacioneve të saj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>