Biznes

Koreja e Jugut ndalon blerjen e monedhave kriptografike me llogari bankare anonime

Jan 23 2018
0 Shpërndarje
Javën e kaluar bitcoin ra me 20% në bursën e Bitstamp në Luksemburg nga presioni në rritje. Koreja e Jugut ndalon blerjen e monedhave kriptografike me llogari bankare anonime Photo Source: Reuters

Koreja e Jugut do të ndalojë përdorimin e llogarive bankare anonime për tregtimin e monedhave kriptografike duke filluar nga 30 Janari thanë autoritetet vendase.

Kjo masë vjen në një kohë kur Seuli po përpiqet të largojë maninë e Koreano-Jugorëve me monedhat kriptografike.

Të gjithë që nga studentët, tek punonjësit shtetëror kanë nxituar drejt bursave për të blerë bitcoin pavarësisht paralajmërimeve të shumta që vinë.

Çmimi i bitcoin në Korenë e Jugut vijoi me rënie ditën e sotme duke prekur vlerën e 12,699 dollarëve sipas Bithumb.

Javën e kaluar bitcoin ra me 20% në bursën e Bitstamp në Luksemburg nga presioni në rritje.

Ligjvënësit në vend të ndryshme të botës po kërkojnë rregullimin e tregut. Autoritetet Koreane thanë se mund të mbyllnin të gjitha bursat lokale të monedhave kriptografike.

Nga 30 Janari tregtarët nuk mund të blejnë monedha kriptografike nëse emri i tyre në portofolin e bursës nuk është i njëjtë me emrin e llogarisë bankare.

Për të realizuar blerje, tregtarët duhet të identifikohen me emrat e vërtetë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>