Biznes

Koreja e Jugut nuk do të ndalojë aktivitetin e platformave të këmbimit të monedhave kriptografike

Jan 31 2018
0 Shpërndarje
Bitcoin ra ditën e sotme deri në 9,777 dollarë sipas CoinMarketCap.com ndërsa aktualisht tregtohet me 10,149 dollarë. Koreja e Jugut nuk do të ndalojë aktivitetin e platformave të këmbimit të monedhave kriptografike

Ministri Korean i Financave tha se qeveria nuk ka në plan të ndalojë tregtimin e monedhave kriptografike.

Kështu Koreja e Jugut i jep fund shqetësimeve të investitorëve se vendi gadishullor mund të shkojë aq larg sa edhe Kina me bllokimin e platformave.

“Nuk kemi në plan të bllokojmë tregun e monedhave kriptografike,” tha ministri Kim Dong-yeon.

Seuli zyrtar kishte thënë më parë se ishte duke konsideruar mbylljen e bursave lokale të monedhave kriptografike.

Që nga 30 Janar autoritetet gjithashtu kanë implementuar rregulla të reja duke kërkuar nga përdoruesit të përdorin emra realë për aktivitetet e tyre në monedha kriptografike.

Bitcoin ra ditën e sotme deri në 9,777 dollarë sipas CoinMarketCap.com ndërsa aktualisht tregtohet me 10,149 dollarë.

Gjatë këtij muaji monedha kriptografike më popullore në botë ra me 27%. Ky treg u godit javën e kaluar nga një tjetër ngjarje e bujshme ku u vodhën mbi 500 milion dollarë nga bursa e Coincheck. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>