Lajmet

Koreja e Jugut synon GPS më të saktë në sistemet e navigimit

Sep 12 2013
0 Shpërndarje
Koreja e Jugut synon GPS më të saktë në sistemet e navigimit

Shëtitësit e ndryshëm një ditë mund të jenë në gjendje që të përdorin GPS më të saktë dhe më të besueshëm, si rezultat i një zhvillimi të ri në Korenë e Jugut.

Teknologjia e krijuar në vend mund të mundësojë GPS-in e avancuar në pajisjet e zakonshme, si në sistemin e navigacionit të automjetit, ka lajmëruar qeveria koreano-jugore gjatë ditës së martë.

Siç është raportuar nga Agjencia e Lajmeve Yonhap, teknologjia e re, e njohur po ashtu si GPS-i i diferencuar, mund të arrijë për publikun gjatë vitit të ardhshëm.

DGPS kërkon një pajisje të shtrenjtë dhe për momentin është duke u përdorur nga anijet e peshkimit dhe nga 790 organizata të ndryshme, tha Yonhap.

Por teknologjia e re, sipas Ministrisë së Oqeaneve dhe Peshkatarëve në Korenë e Jugut, iu mundëson pajisjeve të zakonshme që të marrin përparësi nga DPGS duke zëvendësuar çipin e tij GPS me një çip që përdoret për shumë qëllime.

GPS më i avancuar mundëson besueshmëri më të madhe. GPS-i tradicionale është i saktë deri në 121 këmbë, por DGPS e ul atë numër në vetëm 3.2 pëllëmbë.

“Fillimi i shërbimit DGPS për publikun do të përmirësojë dukshëm saktësinë e shërbimeve tradicionale të lokacionit që përdorin sistemin global satelitor të navigacionit, si sisteme personale të navigimit, që po ashtu do të jenë një makinë e re në rritje për industrinë përkatëse,” tha për reporterët, Lim Hyeon, një zyrtar i ministrisë, sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap. (PCWorld Albanian)

GPS

Tags >

GPS
Lajmet e fundit>