Lajmet

Koreja e Veriut ndërpret qasjen në internetin mobil për vizitorët

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Koreja e Veriut ndërpret qasjen në internetin mobil për vizitorët

Pas më pak se një muaji që kur iu ishte lejuar vizitorëve që të kenë qasje në rrjetin pa tela 3G, Koreja Veriore është raportuar se ka bërë ndërprerjen e mundësisë që vizitorët të kenë qasje në internetin mobil.

Shteti i “vetmuar” lajmëroi gjatë muajit të kaluar që do të rifreskojë kufizimet sa i përket qasjes së vizitorëve në internet përgjatë pajisjeve mobile brenda kufijve të vet, rregulla që kërkonin prej vizitorëve që të linin pajisjet e tyre mobile në kufi ose në aeroport për t’u futur në shtet.

Banorët pritej që të kishin qasje në shërbimet e caktuara të zërit dhe shërbime tekstuale në rrjetin 3G, por jo në internetin mobil.

Koryoling, që është një ofrues i shërbimeve 3G që posedohet pjesërisht nga qeveria e Koresë Veriore, filloi të ofrojë shërbimin më 1 mars, duke iu mundësuar të huajve që të sillnin pajisjet e tyre WCDMA në shtet ose të merrnin me qira një pajisje mobile dhe të paguanin një SIM kartelë lokale në aeroport.

Sidoqoftë, North Korea Tech raporton që një njoftim i postuar në faqen Koryo Tours tregon që programi është ndërprerë.

Ja njoftimi i cili është postuar nga ndërmarrja:

Qasja në 3G nuk është më në dispozicion për turistët në DPRK. Kartat SIM ende mund të blihen për të bërë thirrje ndërkombëtare, por qasja në internet nuk është në dispozicion.

Disa banka dhe media në Korenë e Jugut përfshihen nga sulme masive kibernetike

Faqja nuk tregoi se pse ishte ndaluar kjo qasje, por ky veprim siç duket vjen në një kohë kur janë rritur tensionet mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore dhe sulmin kibernetik të bërë së fundi nga Shtetet e Bashkuara drejt serverëve në Korenë Jugore që fillimisht sillte si gjurmë IP adresat në Kinë.

Sidoqoftë, Koreja Veriore është akuzuar disa herë për lëshimin e sulmeve kibernetike kundër gazetave, bankave dhe faqeve qeveritare të Koresë Jugore. (PCWorld Albanian)

internet Korea

Tags >

internet
Lajmet e fundit>