Vëzhgim

Korenat artificiale për herë të parë përmirësojnë shikimin

Aug 26 2010
0 Shpërndarje
Korenat artificiale për herë të parë përmirësojnë shikimin

Rezultatet ishin aq të mira sa që mund të krahasoheshin me atë të një dhuruesi normal për transplantim. “Studimi është i rëndësishëm për shkak se është hera e parë që tregohet se një korne e fabrikuar në mënyrë artificiale mund të integrohet me syrin e njeriut dhe të simulojë regjenerimin” tha autori i lartë i studimit Dr. May Griffith nga Universiteti Linkoping.

”Me hulumtime të mëtutjeshme, kjo qasje do të mund të ndihmojë në riparimin e shikimit tek miliona njerëz që janë duke pritur për një korne të dhuruar nga donatori për transplantim”.

Kornetë biosintetike kanë qenë për më shumë se një dekadë në proces të përpunimit dhe prodhimit. Para dy viteve, Griffith dhe profesori Per Fagerholm, një kirurg i syrit pranë Universitetit Linkoping, kanë iniciuar një testim klinik me 10 pacientë suedez përmes dhëmbëzave qendrore korneale.

Secili pacientë i është nënshtruar operacionit në një sy për të larguar indin e dëmtuar korneal dhe për të zëvendësuar atë me një korne biosintetike, të krijuar nga kolagjenit njerëzor i kombinuar dhe përpunuar me procese sintetike. Gjatë dy viteve të ardhshme, hulumtuesit  vëzhguan sesi qelizat dhe nervat nga vetë kornetë e pacientëve u rritën në implantin, duke rezultuar me një korne të “regjeneruar’ që ngjante me një ind normal dhe të shëndetshëm.

Pacientët nuk kanë përjetuar ndonjë reagim refuzues dhe nuk kanë pasur reagime anësore serioze siç ishte rasti me pacientët që merrni një ind nga një donator. Kornea biosintetike madje u bë e ndjeshme në prekje dhe filloi të prodhoi lot normal për të mbajtur syrin të furnizuar me oksigjen. Shikimi u përmirësua në gjashtë prej dhjetë pacientëve, dhe pasi u vendosën thjerrëzat, shikimi u bë i krahasueshëm me një transplantacion të zakonshëm korneal me ind njerëzor të donatorit”.

Lajmet e fundit>