Biznes

Kosoft ADS prezanton mundësi të re për tërheqje të fitimit

Aug 13 2010
0 Shpërndarje
Kosoft ADS prezanton mundësi të re për tërheqje të fitimit

Siç njoftuam edhe ne më parë në intervistën e bërë me zyrtarë të rrjetit më të madh shqiptar për marketing online, Kosoft ADS gjatë ditës së sotme ka prezantuar mundësinë që publikuesit e reklamave përmes këtij shërbimi mund të fillojnë me tërheqjen e fitimit të tyre edhe përmes transfereve bankare.

Përveç kësaj mënyre të re për tërheqjen e fitimit, përdoruesit deri më tani kanë qenë në gjendje ta bëjnë atë edhe përmes shërbimit KosPay apo edhe atij PayPal.

Komisionet bankare brenda Kosovës janë 1.50 euro për transaksion, kurse ato jashtë Kosovës janë 25.00 euro. Komisionet bankare tek llogaritë e BKT në Shqipëri janë 8.00 euro për transaksion, ndërsa në postim thuhet se këto vlera mund të ndryshojnë varësisht nga vlerat.

Lajmet e fundit>