Lajmet

Kosova do të marrë pjesë në Mozilla Balkans meet-up

Jun 3 2011
0 Shpërndarje
Kosova do të marrë pjesë në Mozilla Balkans meet-up

Përfaqësuesit udhëheqës që janë pjesë e komuniteteve në Ballkan janë të ftuar dhe të financuar nga Mozilla Europe për të marrë pjesë në këtë ngjarje dy ditore.

Qëllimi i këtij takimi është që t’u mundësohet komuniteteve të Mozilla-s në Gadishullin Ballkanik për të shkëmbyer dhe mësuar nga përvojat e secilit në punën e tyre në projekte të Mozilla-s, duke përmirësuar bashkëpunimet për të ardhmen dhe të punojnë në çështje të caktuara, të mbështetura në takimin e kaluar të mbajtur në Lublanë të Sllovenisë, ku gjithashtu edhe Kosova ishte e përfaqësuar nga dy anëtarë të Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur, Heroid Shehu dhe Gent Thaçi. Gjatë këtij viti, Kosova përfaqësohet nga anëtari tjetër i Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur, Altin Ukshini.

Përveç Kosovës, në këtë ngjarje do të kenë përfaqësues edhe vendet si Bosnia, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Ky takimi i tretë do të jetë një mundësi për të pasqyruar marrëveshjet, sfidat dhe mundësitë e komuniteteve gjatë një viti./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>