Intervista

Kosova e Shqipëria vazhdojnë të jenë tregje strategjike për Panasonic

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
Kosova e Shqipëria vazhdojnë të jenë tregje strategjike për Panasonic

PCWA: Duke u nisur nga prezantimet gjatë konferencës dhe në produktet e prezantuara duket se teknologjia 3D është tema kryesore e diskutimit. Si e vlerësoni arritjen e teknologjisë 3D deri më sot dhe si e planifikoni të ardhmen?
Abadie: Teknologjia 3D po ecën më shpejtë sesa që kemi parashikuar. Në vitin 2010 ne kemi shitur tre herë më shumë TV sesa bazuar në parashikimet tona në planet e biznesit. Në vitin 2011, 50% e linjës sonë të produkteve televizive do të jetë 3D dhe në vitin 2012 rreth 80% do të jetë 3D. Pra kjo është një cunami. Një cunami 3D.
Por gjersa 3D hardueri po avanconi ne besojmë se kjo do të jetë një teknologji e pranueshme nga të gjithë, për shkak se shumë përmbajtje do të paraqiten në treg e në anën tjetër me futjen e produkteve 3D në treg ne gjithashtu kemi përmirësuar kualitetin e produkteve tona 3D që madje kanë ndikuar në përmirësimin e kualitetit edhe tek produktet 2D.

Një përfaqësues i Hollywood-it më parë na ka njoftuar se këtë vit do të prodhohen mbi  60 filma në 3D, që është shifër e madhe krahasuar me vitin e kaluar që ishte rreth 20. Dhe e njëjta vlen edhe për lojëra, për stacione të transmetimit edhe pse për rajonin e Kosovës nuk jam i sigurt nëse do të ketë ndonjë lëvizje këtë vit, por një prej ngjarjeve shtytëse të kësaj teknologjie do të jenë ngjarjet sportive dhe kemi besim se do të ketë zhvillim.

PCWA: Të flasim paksa rreth strategjive biznesore të Panasonic kundrejt tregjeve të Kosovës dhe Shqipërisë, apo në përgjithësi për rajonin e Ballkanit. Çfarë do të synojë të arrijë në këto tregje Panasonic gjatë vitit 2011?
Abadie: Deri më tani vërtetë duhet pranuar se rajoni i Ballkanit është një rajon tregtues strategjik për ne. Ne kemi pak tregje strategjike në botë dhe duhet përmendur që në Evropë e kemi Ballkanin dhe Turqinë. Vet qendra e Panasonic në Japoni ka një vëmendje dhe kujdes të veçantë për investim dhe zhvillim të partneritetit me kompanitë dhe partnerët që janë të pranishëm në këtë rajon.

PCWA: A jeni të kënaqur me zhvillimet e deri tanishme në këtë rajon?
Abadie: Mendoj se jemi një hap para me planin tonë por mendoj se duhet të ecim më tutje, pra të avancojmë në të dy tregjet edhe me konsumatorët e edhe me partnerët tanë. Ne kemi shumë ide dhe shumë plane për këto dy vende dhe këtë do ta bëjmë përmes shfrytëzimit të platformave unike për të ardhmen. E kemi detyrë ta bëjmë këtë.

PCWA: Çfarë mendoni rreth pranimit të teknologjisë 3D në rajonin e Ballkanit?
Abadie: Mendoj se ka qenë mjaft e mirë deri më tani. Në Kroaci kemi pasur një eksperiencë shumë të mirë e gjithashtu edhe në Slloveni. Edhe pse prej shteti në shtet kjo gjë ndryshon. Ne në këtë rajon po përjetojmë rritje dyshifrore dhe jam i lumtur kur dëgjojë se në qytete si Prishtina po shihen shumë produkte të Panasonic.
Unë isha në Sarajevë kohë më parë dhe realisht jam shumë i lumtur kur shoh një konsumatorë që për herë të parë po shijon teknologjinë 3D. Vetëm po t’ia shikoni fytyrën ju do të kuptoni se çfarë gëzimi po përjetojnë ata, falë teknologjisë 3D dhe përmbajtjeve 3D.

PCWA: Në çfarë shkalle e cilësoni nivelin e gatishmërisë së konsumatorëve për të zëvendësuar apo blerë një TV tjetër të ri?
Abadie: Kjo dallon prej shteti në shtet, por koha po reduktohet çdo ditë e më shumë. Produktet po bëhen më atraktive. Në të kaluarën para disa viteve, mesatarisht në Evropë jetëgjatësia e zëvendësimit të një televizori ishte mes shtatë dhe dhjetë viteve. Sot kjo kohë po reduktohet çdo ditë e më shumë. Në fakt ajo çka po ndodh është zëvendësimi i televizorit kryesor pas dy apo katër viteve, por ai nuk po hidhet por po dërgohet në dhomën e dytë apo në shtëpinë e dytë, për shkak se teknologjia po ecën aq shpejtë sa që kjo po ndikon drejtpërsëdrejti në këtë çështje. Siç e dini nga konsumatorët, pas disa javësh pasi blejnë një produkt, ata i bien pishman për shkak se doli në treg një teknologji më e re apo një njësi me madhësi më të madhe dhe gjithnjë ata e kapin kokën duke thënë O zot pse nuk e bleva një më të madh! Kjo është një çështje e vazhdueshme e frustrimit. Po të takohemi pas 5 vitesh ju të gjithë do të keni TV me ekrane shumë më të mëdha në shtëpitë e juaja. Ekrani më i madh se 100 inç do të jetë diçka standarde për dhomën e ndejës. Në njëfarë forme ato do të jenë “dritare” në dhomën tuaj ku ju do të mund të shikoni shumëçka e ndërveproni, e madje të shikoni edhe fotografi të bukura për shembull me pamje nga natyra. Do të jenë ekrane të madhe ku ju do të mund të edukoheni, të lëshoni muzikë, të bashkëveproni me ndonjë program, etj.

Vlenë të theksohet se gjatë muajit maj Panasonic do të ketë një event të veçantë në Prishtinë, e kjo konfirmon edhe më tej përkushtimin e Panasonic për investime të mëtutjeshme në Kosovë dhe Shqipëri./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>