Lajmet

Kosova me përfaqësim në CeBIT 2011

Feb 3 2011
0 Shpërndarje
Kosova me përfaqësim në CeBIT 2011

CeBIT,  çdo vit mbledh më shumë se 4000 pjesëmarrës nga 100 shtete, me një hapësirë ekspozimi prej 72.000m2, e që mesatarisht vizitohet nga 133.700 vizitorë nga më shumë se 130 shtete. Ndërsa në mesin e kompanive pjesëmarrëse këtë vit në Hanover të Gjermanisë, në kuadër të panairit CeBIT 2011 që mbahet prej 1 deri më 5 mars, do të marrin pjesë edhe kompani nga Kosova si dhe Shoqata për Teknologji Informative dhe Telekomunikim, STIKK.

Angazhimin maksimal për t’i mundësuar pjesëmarrjen kompanive përfaqësuese nga Kosova e ka bërë STIKK, ndërsa përkrahjen materiale e kanë ofruar SIPPO, IPAK dhe GIZ, të cilat kanë siguruar 4 stenda ekspozimi dhe kanë krijuar mundësitë që në panair të marrin pjesë kompanitë nga Kosova. 

Edhe vitin e kaluar PCWorld Albanian kishte përcjellë mbarëvajtjen e kësaj ngjarje ndërkombëtare dhe madje përmes emisioni të saj Tech Update kishte dërguar partnerët medial nga IDG, përkatësisht nga emisioni World Tech Update, që të vizitojnë stendat e kompanive pjesëmarrëse nga Kosova.

CeBIT edhe sot vazhdon të jetë një panair i nivelit të lartë dhe të sillet si një forcë me ndikim në procesin e biznesit në jetën e përditshme të kompanive.  Këtë vit pritet të marrin pjesë edhe ligjërues të nivelit të lartë si Alan Mulally, president dhe CEO i Ford Motor Company, Gary Kovacs, CEO i Mozilla, Parker Harris CEO i Siemens Enteprise Communications, Michael Mendenhall, lider i marketingut global pranë Hewlett-Packard, Paul Hermelin, CEO i Capgemini, etj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>