Lajmet

Kosova do të monitorojë automjetet zyrtare me sisteme GPS nga Navirec

Aug 20 2010
0 Shpërndarje
Kosova do të monitorojë automjetet zyrtare me sisteme GPS nga Navirec

BalticReports.com ka bërë të ditur edhe pse Navirec kishte ofertën më të madh, ajo është shpallur fituese dhe kontrata do të nënshkruhet gjatë ditës së premte, kurse deri në dhjetor të këtij viti pritet që 2.600 automjete zyrtare të kenë pajisje të instaluara në ta. Kompania ofron sisteme Navriec GPS dhe shërbime monitoruese që kanë shfrytëzim industrial, duke iu mundësuar shteteve që të monitorojnë automjetet e tyre dhe të ofrojnë një mbikëqyrje të historisë së udhëtimeve të bëra me ato automjete.

Silver Laus, aksionar i madh pranë Navirec ka theksuar se nëse çdo gjë shkon si duhet, kompania mund të fitojë edh 5.000 automjete tjera në të ardhmen. Në anën tjetër kostoja e tenderit nuk është bërë e ditur.

”Detajet e tenderit janë konfidenciale derisa të nënshkruhet kontrata, por mund t’ju them se nuk është oferta më e lirë për një prej më të shtrenjtave” tha Laus.

Lajmet e fundit>