Biznes

Kosova këtë vit me stendë në CeBIT

Mar 4 2010
0 Shpërndarje
Kosova këtë vit me stendë në CeBIT

Gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, panairi u hap zyrtarisht nga Kancelaria Gjermane Angela Merkel, e cila me disa zyrtar shtetëror nga disa shtete tjera gjithashtu shfrytëzoi rastin që të përcjellë edhe nga afër teknologjitë e vëra në prezantim.

“Kompani nga 68 shtete janë në CeBIT gjatë këtij viti p të arritur rritje të re për bizneset e tyre” tha Ernst Raue, anëtarë i bordit menaxhues të Deutsche Messe. “CeBit 2010 do të shërbejë edhe një herë si tregu më dinamik i industrisë digjitale. Hanoveri është vendi ku ofruesit, përdoruesit dhe përfaqësuesit bëhen tok për të formuar një rrjet” tha ai.

Në mesin e 300 kompanive që po marrin pjesë për herë të parë këtë vit në CeBIT, duke përfshirë Google, Amazon, 3M Touch Systems e shumë të tjera, gjenden edhe kompanitë nga Kosova, Cacttus dhe EXPIK, si dhe Shoqata për Teknologji Informative dhe Komunikim e Kosovës – STIKK, pjesëmarrjen e të cilave në CeBIT e kanë përkrahur SIPPO, Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, IKT Norge dhe Crimson Capital.

Gjithashtu në panairin e sivjetmë të CeBIT janë rikthyer edhe disa kompani që janë larguar më parë, ku në mesin e 100 prej tyre janë kompani si AMD, Ericsson, Motorla, Sony Ericsson, Terratec dhe Trend Micro. 

Në tërësi  4.157 kompani nga 68 shtete janë duke marrë pjesë në panairin e sivjetmë. Dhe organizatorët janë shprehur se presin më shumë se 100 delegacione biznesore dhe politike për vizitë. Për më shumë fotografi nga panairi shikone galerinë.

Lajmet e fundit>