Lajmet

Kosova përfaqësohet në Mozilla Ballkans

Dec 6 2010
0 Shpërndarje
Kosova përfaqësohet në Mozilla Ballkans

Kryeqyteti i bukur Slloven, me 4 dhe 5 dhjetor mirëpriti komunitetin e Mozilla-së për rajonin e Ballkanit, dhe e veçanta e këtij takimi ishte se për herë të parë morën pjesë edhe dy përfaqësues nga Kosova, Gent Thaçi dhe Heroid Shehu, që të dy aktivist të theksuar në Kosovë për përhapjen e Softuerit të lirë dhe të Hapur, si dhe anëtarë aktiv në FLOSSK.

Gjatë takimit janë diskutuar shumë gjëra të ndërlidhura me Mozilla-në dhe me rajonin e Ballkanit, dhe në mes tjerash është diskutuar edhe mundësia për hapjen e një faqeje të dedikuar për komunitetin e Mozilla-së në Kosovë, që tani do të përfaqësohet nga Heroid Shehu.

Gary Kovacs dhe Gent Thaçi

Takimi u përcoll edhe me punishte të ndryshme dhe me gara kreative mes pjesëmarrësve në takim, ndërsa për të gjithë të pranishmit pati edhe një befasi të këndshme me ç’rast edhe vet Shefi Ekzekutiv i Mozilla, Gary Kovacs arriti të jetë i pranishëm dhe darkoi me përkrahësit e Mozilla-së.

Në mesin e përfaqësuesve të Mozilla-së dhe atyre të Kosovës gjithashtu u diktua dhe u përshëndet puna që po bëhet në www.openworld.al , që është krijuar gjatë shtatorit të këtij viti nga ITBM Group, me synimin që të përkrahë komunitetin e lirë dhe të hapur dhe të gjitha iniciativat e ndërlidhura me këtë fushë.

Shtetet tjera që u përfaqësuan në Mozilla Balkans ishin:  Bosnja, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Greqia, etj, ndërsa nga Shqipëria nuk ishte asnjë përfaqësues. /pcworld.al

Lajmet e fundit>