Lajmet

Kosova, shteti i parë në Ballkan me trajnime të certifikuara për Linux

Aug 17 2010
0 Shpërndarje
Kosova, shteti i parë në Ballkan me trajnime të certifikuara për Linux

Partneri i parë lokal i Certifikimit nga Linux Instituti Profesional në Ballkan është bërë Phogen LLC, kompani për zgjidhje dhe këshillim IT me bazë në Kosovë, dhe i cili do t’iu ofrojë rastin të interesuarve të ndjekin kurse në bazë të kushteve rigoroze ndërkombëtare nga LPI.

Phogen LLC është themeluar nga një ekip i profesionistëve të biznesit dhe IT-së të përkushtuar për të kontribuar në një fushë të re të këshillimit IT dhe të zgjidhjeve në Kosovë. Përveç kësaj Phogen LLC është edhe ATP (Approved Training Partner) i parë në Ballkan, që do të thotë se kjo kompani është partner i akredituar për trajnime.

Duhet theksuar se arritjen deri në këtë shkallë e ka mbështetur mjaft shumë Shoqata për Softuer të Lirë dhe të Hapur – FLOSSK , e cila ka kontribuar me kapacitetet e saja dhe me njohurin e saj për Softuerin e Lirë dhe të Hapur.

LPI sjell së bashku një komunitet aktiv dhe të përkushtuar të kompanive, IT profesionistëve, organizatave trajnuese dhe vullnetarëve për të arritur programet LPI. LPI njihet anembanë botës si organizatë premier në këshillim dhe asistim të përdorimit profesional të Linux, Open Source dhe Free Software. /pcworld.al

Lajmet e fundit>