Lajmet

Kosovarët shpenzojnë mesatarisht gjysmë milionë euro në ditë për telefonata

Jun 21 2013
0 Shpërndarje
Kosovarët shpenzojnë mesatarisht gjysmë milionë euro në ditë për telefonata

Kosovarët vazhdojnë të rrisin trendin e komunikimit të tyre në telefon. Mesatarisht një kosovar shpenzon 3 minuta në telefon gjatë ditës. Brenda ditës banorët e Kosovës harxhojnë mesatarisht rreth gjysmë milionë euro.

Pothuajse çdo shtetas kosovar tani ka të paktën një telefon mobil. Kosovarët çdo ditë e më shumë kanë kaluar në përdorim të telefonisë mobile, por pa e lënë edhe telefoninë fikse. Numri total i përdoruesve të telefonisë mobilë në fund te tremujorit të parë të këtij viti ka arritur në 1 655 674 përdorues, që shënon një rritje të konsiderueshme prej 12.8 %, ose 188 076 përdorues më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me fundvitin 2012 ka rënie të lehtë prej 0.5%.

“Trendi i penetrimit të telefonisë mobile vazhdon me ritëm rritës. Deri në fund të tremujorit të parë 2013, penetrimi shënon vlerën prej rreth 12.5% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa penetrimi ka mbetur gati i paluhatshëm në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2012” , thuhet në raportin e fundit të autoriteti Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Sipas ndarjes së tregut të telefonisë mobile, sipas të hyrave, deri në prill të këtij viti, operatori “Vala” ka pasur 67.55% të tregut. Operatori publik, sipas të dhënave të ARKEP-së, ka pësuar rënie brenda tremujorit të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e ARKEP-it tregojnë se operatori i dytë, IPKO, ka shënuar një ngritje të vogël.

Ky operator, sipas ndarjes së tregut të telefonisë mobile sipas të hyrave deri ë prill të këtij viti ka pasur 27.33% të hyrave. Rritje ka pasur edhe Operatori “Z Mobile”, që në këtë treg ka 5.09% të të hyrave nga telefonia mobile. Sipas Raportit të Autoritetit Rregullator, operatori ‘‘Vala’’ vazhdon të ketë më shumë parapagues. Në këtë raport gjithashtu thuhet se kosovarët kane folur 2.17% me shumë së të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, apo kthyer në orë rreth 13 mijë orë më shumë.

Kosovarët këtë fillimvit kanë rritur thirrjet drejt rrjetit ndërkombëtar, apo 16% më shumë kanë folur në rrjetin ndërkombëtar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (PCWorld Albanian)

kosova stem

Lajmet e fundit>