Analiza

Kosovari paguan 15 euro për 1 mbps… bullgari vetëm 0.5 euro

Jul 7 2011
0 Shpërndarje
Kosovari paguan 15 euro për 1 mbps… bullgari vetëm 0.5 euro

Në momentin e parë një përdorues që viziton faqen do të vërej pjesën e quajtur “Download Index” ku janë listuar shtete me radhë (me rezultate të bazuara në speedtest.net dhe me një përditësim 30 ditor, dhe distancë prej serverit dhe klientit prej më pak se 300 mile) duke prezantuar shpejtësinë e shkarkimit në secilin vend me radhë. Në vend të parë është Koreja Jugore me një rezultat prej 33.95 Mbps, pastaj pason Lituania me 28.85 Mbps dhe në vendin e tretë Andora me 25.85 Mbps. Me radhë vijnë shtete si Japonia në vendin e 17 me 15.96 Mbps, Gjermania në të 20’in me 14.66 Mpbs, SHBA në vendin e 28 me 11.14 Mpbs, Maqedonia në vendin e 55 me 6.34 Mbps,Kroacia në vendin e 76 me 4.22 Mpbs, Serbia në vendin e 88 me 3.29 Mbps, Bosnja në vendin e 102 me 2.71 Mbps dhe Shqipëria në vendin e 109-t me 2.31 Mbps. 

Mesatarja tek të gjitha shtetet llogaritet të jetë rreth 8.65 Mpbs… 

Në aspektin e indeksit të ngarkimit sërish ka tendenca rritjeje dhe në përgjithësi shtetet e Bashkimit Evropian e mbajnë këtë rajon në vendin e parë me një mesatare prej 3.36 MPbs (Koreja sërish në vendin e parë me 25.85 Mbps dhe Lituania në vendin e dytë me 20.09 Mbps), dhe më pas listohen edhe shtetet tjera.

Bazuar në miliona testime prej pingtest.net, indeksi i kualitetit rendit dhe krahason kualitetin e broadband përreth botës. Vlera mesatare e ashtuquajtur në njësinë R-Factor (sa më e madhe vlera aq më mirë)është rreth 82.42, ndërsa individualisht në vendin e parë është Rusia me 87.34 R-Factor, SHBA me 85.47, Holanda me 85.35, Kanadaja me 85.33, Italia me 85.01, etj. 

Indeksi i vlerës

Indeksi në fjalë krahason dhe rendit vlerën e broadband anembanë botës, dhe sipas rezultateve ajo qëndron me një mesatare prej 9.77 dollarë. Për shembull në Bullgari kosto për Mbps është rreth 0.69 dollarrë, pastaj vazhdon Rumania me 1.09$ për Mbps, Moldavia me 1.17$, Lituania me 1.39 dollarë, Ukraina me 1.77 dollarë, etj.

Në anën tjetër në shtete si Shqipëria apo Kosova mungon indeksi i vlerës, por megjithatë ka rezultate për koston në Serbi që është rreth 8.81 dollarë për Mbps apo Kroaci 1.77 dollarë për Mbps. Në këtë aspekt ne mund të bëjmë një lloj pre-supozimi të kostos në Kosovë të 1 Mbps, duke u nisur prej faktit se një pako mujore interneti kushton mesatarisht rreth 15 euro (13 euro, Kujtesa me shpejtësi 1 mbps, 15 euro IPKO me shpejtësi 1 Mbps dhe PTK 14 euro), që i bie se ne paguajmë 15 euro për 1 Mbps (21.5 dollarë), dhe teorikisht po që se do të ishte Kosova si shtet në kuadër të listës së netindex.com, atëherë ne do të ishim shteti ku më së shtrenjti kushton 1 mbps. 

As në aspektin e kualitetit të broadband nuk do të qëndronim mirë, dhe këtë gjë na e vërtetojnë rezultatet e speedtest.net, të cilat nëse i bëni tani me cilindo operator që keni internet në Kosovë do të vëreni pingun e lartë, shpejtësinë e shkarkimit dhe të ngarkimit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>