Harduer

Kostot e vërteta të iPad Mini, Kindle Fire HD dhe Surface

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Kostot e vërteta të iPad Mini, Kindle Fire HD dhe Surface

Ditët e fundit kanë dalë në dritë disa fakte interesante që çdo konsumator do të dëshironte t’i dinte. Janë pikërisht kostot reale të disa prej tabletëve më të shitur në treg.

Nga fronti i Apple u deklarua se iPad Mini ka komponentë që kushtojnë 188 $ ndërsa IHS e ka vlerësuar faturën e kostos së materialeve të Kindle Fire HD në 165 $.

Kjo do të thotë që diferenca mes çmimit të shitjes dhe kostos së harduerëve është vetëm 20 $.

Nga ana tjetër, diferenca çmim – kosto e iPad Mini-t rezulton 141$.

Microsoft-i ka një tjetër shifër, më të lartë, për komponentët e tabletit të tij. Ato llogariten në shumën 271 $ për çdo Surface 32 GB që kushton 500 $.

Kjo është disi e kuptueshme duke marrë parasysh rënien e të ardhurave të kohëve të fundit për kompaninë.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e të ardhurave të tyre është edhe Touch Cover, e cila shitet për 120 $, ndërkohë që pjesët e saj kushtojnë vetëm 16 $. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>