Lajmet

Kouchner u sugjeron serbëve që të ndërrojnë operatorët

Apr 27 2010
0 Shpërndarje
Kouchner u sugjeron serbëve që të ndërrojnë operatorët

Ndërsa në anën tjetër e ka quajtur si të domosdoshëm, madje të vonuar, aksionin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) për shkyçjen e operatorëve të Serbisë që veprojnë pa licencë në territorin e Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se ART-ja ka marrë një vendim të drejtë, të vonuar, por autonom dhe të mbështetur plotësisht. Sipas tij, ky është një vendim i respektimit të ligjshmërisë dhe jo i drejtuar kundër asnjë entiteti.

Deklarata e kryeministrit erdhi pasi ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, e ngriti çështjen e ndërprerjes së operatorëve serbë në Kosovë. Ai tha se e mbështet veprimin, porse shprehur bindjen se është dashur që të ketë një paralajmërim në mënyrë që të përgatiten njerëzit që do të shkyçen nga rrjeti.

“Është një vendim që ka qenë i domosdoshëm, sepse buxheti i Republikës së Kosovës për çdo vit është dëmtuar për 14 milionë minimumi. Ky vendim e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe mekanizmave relevantë për vënien e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Duhet të punojmë maksimalisht për ndërmarrjen e hapave të vendosur e matur, të urtë e konsultuar, por të implementueshëm”, ka thënë Thaçi, transmeton KosovaPress.

Thaçi ka shtuar se Qeveria do të krijojë mundësi të reja edhe në lokalitetet me shumicë serbe, ndërkaq ka theksuar se nuk ka ndonjë situatë demokratike dhe për vënien e ligjshmërisë nuk ka pse të dramatizohet asnjë veprim.

“Nuk ka ndonjë situatë dramatike dhe për vënien e ligjshmërisë nuk ka askush nevojë të dramatizojë. Të dramatizuar ka qenë dashur të jenë ata që kanë shkelur ligjin dhe jo ata që respektojnë. Është një mësim se njëherë e përgjithmonë, se nuk do të ketë operatorë ilegalë dhe nuk do të lejohet rikthimi i tyre në asnjë rrethanë. PTK është në proces privatizimi dhe ne duhet të krijojmë kushte të barabarta për konkurrentët dhe investitorët ndërkombëtarë. Asnjë investitor nuk hyn në një anarki operatorësh”, ka thënë Thaçi.

Edhe ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se veprimet e ART-së kanë qenë konform ligjit dhe si organ i pavarur, i dalë nga Kuvendi i Kosovës e ka për obligim ta zbatojë ligjin.

“Biznesi nuk njeh baza etnike dhe veprimi i tillë është thjesht biznesor. Kisha dashur që qytetarët të mos bien pre e manipulimeve. Kosova ka humbur dhjetëra milionë euro nga këto veprime dhe dikush atje për shkak të interesave të tyre dëshiron të manipulojnë me qytetarin”, ka thënë Limaj.

Sidoqoftë, ministri serb Rashiq ka thënë se nuk është që mos të zbatohet ligji, por ka kërkuar që të ketë paralajmërim për shkyçjen e rrjetit ilegalë, në mënyrë që të organizohet infrastruktura e përkrahjes për ata qytetarë që do të jenë të prekur nga shkyçja e operatorëve ilegalë.

Lajmet e fundit>