Lajmet

KQZ-ja e Shqipërisë pranon 35 kompjuterë nga OSCE-ja

Apr 4 2011
0 Shpërndarje
KQZ-ja e Shqipërisë pranon 35 kompjuterë nga OSCE-ja

Kompjuterët, që do të kthehen pasi të jenë paraqitur rezultatet nga zgjedhjet, do të përdoren kryesisht nga komisionet e nivelit të mesëm zgjedhor, Komisionet e Administrimit të Zonave Zgjedhore (CEAZ) dhe nga Zyrat Regjionale Elektorale të KQZ-së.

Kompjuterët thuhet se janë ofruar si pjesë e ndihmës teknike nga ana e OSCE ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor, dhe në mes tjerash do të mundësojë përmirësimin e performancës dhe rritjen e profesionalizmit të ekipit të KQZ-së.

OSCE në Shqipëri gjithashtu ka financuar reklama në TV dhe fletushka të prodhuara nga KQZ për të informuar votuesit rreth rëndësisë së pjesëmarrjes në procesin elektoral. Përveç kësaj, OSCE ka punësuar edhe një ekspert që do të mbështet departamentet e trajnimit dhe të marrëdhënieve me publikun të KQZ-së. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>